• |
ide | kryesore

Video/ Udinese magjike: përmbys avantazhin e Interit me tre gola dhe kryeson Serie A

-Instant, Sport, Video
Udinese



Udinese e Sottil vazhdon të impresionojë me ecurinë e tyre në kampionat. Bardhezinjtë mundën 3-1 Inter në javën e shtatë të Serie A. Friulianët e panë veten në disavantazh në minutën e 5′ në goditjen e lirë të Barella. Bardhezinjtë reaguan duke barazuar falë autogolit të Skriniar (22′). Pjesa e dytë krejt e njëanshme me vendasit që gjetën golin e përmbysjes në minutën e 84 me Bijol. Në fund Arslan i dha përmasa fitores, duke e vendosur Udinese në krye të renditjes me 16 pikë.

U duk një fillim i lehtë për Interin, që kaloi në epërsi në minutën e 5′ me një goditje dënimi. I shkëlqyer Barella që mposhti Silvestrin. Skuadra e Sottilit nuk e ndjeu goditjen, përkundrazi, minutë pas minute u rrit në intensitet. Frytet u panë në minutën e 22-të me friulianët që favorizuan autogolin e Skriniar gjatë një goditje dënimi. Zikaltrit u kuptua që ishin në telashe, kështu që Simone Inzaghi përmbysi strategjitë pas gjysmë ore. Jashtë Bastoni dhe Mkhitaryan, për Dimarco dhe Gagliardinin, për të provuar të ndryshojë drejtimin e lojës. Në pushim megjithatë shkohet në 1-1.

Lexo më tej: Video/ Handanovic pret, Brozovic befason Torinon në minutën e 89′: Inter ngrihet pas humbjeve, duke vuajtur

Performanca e ofruar në pjesën e dytë nga skuadra e Sottilit është e shkëlqyer. Disa herë friulianët iu afruan epërsisë, që erdhi në minutën e 84 me Bijol që mposhti Handanovic. Trisi bardhezi u fiksua nga Arslan, në shtesë të plotë. Në pritje të ndeshjeve të tjera, Udinese gëzon një vend të parë të jashtëzakonshëm në renditje me 16 pikë të shënuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *