• |
ide | kryesore

Rojo mbetet pa shiritin e kapitenit për një muaj: dënimi i Boca Juniors për shkak të sfidës me River

-Instant, Sport
Rojo



Boca Juniors i heq Marcos Rojo shiritin e kapitenit për një muaj. 32-vjeçari u ndëshkua sipas një rregulli të dhomës së zhveshjes. Xeneizes pak ditë më parë u përballën me River Plate për javën e 18-të të Primera Division në Argjentinë. Skuadra e Hugo Ibarrës fitoi 1-0, por suksesi i skuadrës së Buenos Aires u njollos nga përjashtimi i kapitenit.

Rojo hyri me këmbën e ngritur ndaj Nicolas De la Cruz dhe e goditi atë në fytyrë. Qendërmbrojtësi u përjashtua me karton të kuq dhe nuk do të luajë kundër Lanus. Lojtari nuk mori një skualifikim të rëndë nga Federata, por mori një dënim më të rëndë nga klubi i tij.

Trajneri i përkohshëm i Boca, Hugo Ibarra, vendosi rregulla të rrepta pas mbërritjes së tij. Mes tyre është edhe një rregull që ka të bëjë konkretisht me kapitenin. Rojo, siç shpjegon Daily Star, duhet të heqë dorë nga shiriti në krah deri në fund të tetorit pikërisht për shkak të kartonit të kuq ndaj River Plate.

Lexo më tej: FOTO/ Lojtarët e Boca Juniores rrihen me njëri-tjetrin në tunel: Benedetto i enjt fytyrën Zambranos

AVENTURA NË PREMIER LEAGUE

32-vjeçari, i cili kaloi shtatë sezone te Manchester United, nuk mori kurrë karton të kuq gjatë aventurës së tij në Premier League. Argjentinasi bëri 122 paraqitje për Djajtë e Kuq dhe fitoi 1 FA Cup, 1 Carabao Cup dhe Europa League. Me Ole Gunnar Solskjaer ai gjeti gjithnjë e më pak hapësirë dhe, në vitin 2020, u huazua te Estudiantes. Prej dëmtimeve dhe pezullimit të sezonit për shkak të Covid-19, ai e mbylli përvojën në Argjentinë me një prezencë të vetme.

Ai u kthye te Manchester United në verën e vitit 2020. Por në shkurt 2021, pas ndërprerjes së kontratës me klubin e Premier League, u bashkua me Boca Juniors. Xeneizes aktualisht janë në vendin e tretë në renditje, pas Gimnasias e para dhe Atletico Tucuman i dyti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *