• |
ide | kryesore

Aksidentohet autobusi i të infektuarëve me Covid-19, shënohen 27 viktima

-Instant, Lajme, Planet
covid-19



Një autobus që transportonte të infektuarit me Covid-19 u aksidentua në Kinë. Të prekurit nga koronavirusi po çoheshin drejt një qendre karantinimi. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 27 persona. Ngjarja e rëndë u regjistrua në jug-perëndim të provincës Guizhou. Mjeti që u përmbys ka plagosur rëndë dhe 20 të tjerë.

Aksidenti solli reagimin e ashpër të banorëve kundër politikës ‘zero covid’ që Pekini ka zgjedhur të ndjekë që prej nisjes së pandemisë dhe që parashikon masa të forta. Sipas këtyre rregullave anticovid, personat që dalin pozitiv me Covid-19 duhet të karantinohen dhe së bashku me ta dhe personat e afër apo të kontaktit.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna për shkaqet e aksidentit, ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *