• |
ide | kryesore

Albin Kurti konfirmon planin për ta ekzekutuar: U informova nga Agjencia për Inteligjencë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zyra për informim e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar raportimin e sotëm se në vitin 2021 ishte planifikuar vrasja e Kurtit. Zyra e kryeministrit Kurti konfirmon për Gazetën Express se për atentatin e planifikuar ndaj tij, kryeministri Kurti ishte informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Më tej, në përgjigjen e ZKM-së për Gazetën Express thuhet se institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”, thuhet në përgjigjen e ZKM-së, transmeton Gazeta Express.

Sipas ZKM-së, “rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”.

Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Të paktën kështu rezulton në një dokument i bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

LEXO EDHE: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari snajper ekspert

Sipas Policisë Shqiptare, ky person është me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezulluar urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Sipas informacione të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti. Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve është destabilizimi i Kosovës. Po ashtu, në dokument theksohet se të tre atentatet do të kryheshin në 4 muajt e ardhshëm.



6 Comments

  1. Thirrja me e zakonshme e njerezve ne Kosove (perjashtio nje grusht injorantesh dhe militantesh)eshte ‘Zoti e ruajte Albinin se mos na vrasin .Dhe ne fakt,Zoti e ruajti dhe do ta ruaje. Por Zoti ja shofte faren e ndyre Prek Kodres,duke ia perfshire ata te dy qe e pollen ne ate dite te zeze 1 maj 1976, dhe kedo qe ky kriminel ka pjell,(qe te mos trashegohet fare e tij e keqe). Ky kriminel,(PREK KODRA-+355682051882 [email protected] ) qe edhe tani qe flasim i ka duart te lara me gjak, duke i vrare si milingona(dhe jo si qenie njerezore),shume shqiptare ne Shqiperi, kosove, Mal te Zi, nje dite do marre denimin qe meriton.Edhe me te keq do e marr denimin ai faqezi qe e ka prosit krimin,nqs eshte porosites shqipfoles. Nqs porositesi eshte shtet i huaj europian(pak mundesi ka),meqe Kurti nuk po i nenshtrohet presionit per ti pranu marreveshjet sic do Serbia,,duhet shkeput mardheniet urgjentish me ate shtet,sado i forte qofte. Nqs eshte Serbia(me shume mundesi), duhet bere nje ligj i ri ne Kosove qe,nqs serbia vazhdon(sic ka vrare e percare prej 200 vitesh),te vrase shqiptare e aq me pak nje kaliber si Albin Kurti, nje njeri qe kemi fatin te na vije vetem 1 here ne 1000 vite, atehere automatikisht Kosova ti shpalle lufte Serbise (megjithese tani s’jemi akoma te pergatitur 100%, do te jemi gjate rruges). Cfare Open Ballkani duam te bejme me Serbine,me kete komb kriminelesh, kur tash e 200 vite ky shtet jo vetem na vret, por na vret me doren e shqiptarit, qe me nje gur te vras 2 zogj, pra edhe vret patriotet,(qe pastaj t’ju lehtesohet puna tradhetareve), edhe na percan me njeri tjetrin (jo rastesisht vrasesin me pagese e kane zgjedhur nga ana tjeter, keshtu do jete gjithmone, vrasesi do jete nga ana tjeter e kufirit qofte Kosove apo Shqiperi).Zoti e ruajte Albinin dhe cdo shqiptar kudo qe ndodhet. Zoti i shofte tradhetaret, percaresit dhe kriminelet me pagese,dhe natyrisht kombin serb.

  2. Berisha në vitin 2000: Meta ‘lavatriçe parash’, mori 200 mijë USD me një dorë! Përveç floririt, ka vjedhur dhjetëra arka me monedha (Si e vendosi paqen videoja me Shkëlzenin)Ti qe hiqesh si Arber por qe je nje serb dhe na prallis per budallalliqe te tipit nuk do te vij nje tjeter ne 1000 vjet tregon shume o shpellkar serboKosovo

    1. Une spermenda tutorin tend as shqipfolesin qe i jargavitesh si kermill, as serbin qe te paguan per percarje dhe promovim te Ope Ballkan,keshtu qe ku te dogji ty Apo sapo te permendet fjala Tradhetar, ty te djeg sepse ne vetvete ti e di se kush eshte tradhetar (qofte ai qe i lepihesh, qofte ti qe ben percarje? O kriminel, mallkimet e mia ishin edhe per ty, sepse ti je nje nder kryesoret qe ke bere percarje sidomos tek portali Tema, bashke me ate tufen tjeter qe komenojne tek tema,qofshin shqiptare gjakprishur, qofshin joshqiptar qe hiqen si shqiptare, Po eshte e vertete o klysh serbi, qe tipa si Albin Kurti, vijne njehere ne 1000 vjet,por nuk e quajta skenderbe te dyte,sepse e kane banalizuar kete krahasim kur krahasojne me Skenderbeun , nje Minishengenist. Vdekje tradhetarve(qe ga maja deri tek servilat si ti)! Vdekje Serbeve!

    2. Te rroje partia oj kurve patronazhiste .
      Per nje sufllaqe shet ciper , per me shume shet bythen tende e te gjithe familjes o kurve me pagese .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *