• |
ide | kryesore

Allegri ‘i blinduar’ nga paga, por kriza e rezultateve përfundon në tavolinën e bordit të Juventus

-Instant, Sport
Allegri



Humbja në Monza, ndaj një skuadre deri të dielën e fundit në renditje dhe pa fitore në Serie A, ka hapur zyrtarisht krizën te Juventusi. Shoqëria tashmë po përballet me një situatë jashtëzakonisht delikate. Në ditët në vijim, Bordi i Juventusit do të miratojë bilancin për sezonin 2021/22 (rreth 250 milionë euro). Ata do të vlerësojnë edhe performancën e skuadrës së Allegrit. Pastaj do të vendosin si do ta menaxhojnë këtë fillim sezoni, dukshëm nën pritshmëri e daljen nga kriza.

Dy janë aspektet, ai ekonomik dhe ai sportiv, që në fakt shkojnë krah për krah. Eliminimi nga Champions që në grupe, gjë që bardhezinjtë e kanë pranë pas humbjeve kundër Psg dhe Benfica, do të ishte një goditje e fortë. Po kështu edhe po të mbeteshin jashtë katër më të mirave në kampionat. Një cështje prestigji e financiare, duke qenë se do të mungonin të ardhurat nga Champions e sezonit 2023/24.

Sezoni filloi pak më shumë se një muaj më parë, por kriza është e qartë e skuadra ka nevojë për një ndryshim vendimtar. Performancat e fundit kanë qenë katastrofike dhe ajo e mungesave është një justifikim që nuk qëndron. Edhe për shkak se kalendari i Serie A deri më tani ka qenë mjaft dashamirës. E megjithatë djemtë e Allegrit janë vënë përfund nga kundërshtarë shumë inferiorë në letër, si Sampdoria, Salernitana dhe Monza. Performancat janë përkeqësuar dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim krenarie ndaj kritikave të marra.

ARRIVABENE

Shkarkimi i mundshëm i teknikut toskan u gjykua “çmenduri” nga CEO Maurizio Arrivabene. Por mbetet për t’u parë nëse është një arsyetim ekskluzivisht teknik. Që do të thotë se duan t’i japin besim dhe vazhdimësi projektit të nisur në verën e 2021. Apo në këtë pozicionim të klubit, peshon mbi të gjitha paga e Allegrit, i blinduar deri në vitin 2025 me një kontratë 7 milionëshe plus bonuse në sezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *