• |
ide | kryesore

Atentati në Shkodër, momenti kur babai identifikon djalin 19-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Qyteti i Shkodrës u trondit dje nga atentati, ku mbeti viktimë 19-vjeçari Erjon Xhenje. Viktima ishte duke pirë kafe në një lokal në fund të bulevardit ‘Bujar Bishanaku’ dhe aty u godit nga një breshëri plumbash. Ora shënonte 20:10 kur i riu u qëllua me armë zjarri.  Për fat të keq plumbat rezultuan fatal për 19-vjeçarin, i cili mbeti i vdekur në vend.

Në foto tregohet viktima. I riu përcillet sot për në banesën e fundit.

Erjon Xhenje
Erjon Xhenje

Lapsi.al sjell momentet e dhimbshme kur babai ka identifikuar djalin e tij Erjon Xhenje. Ai ka hyrë brenda lokalit, ka njohur të birin dhe ka shpërthyer në lot. Xhenje nuk mundej të identifikohej nga policia në momentet e para.

Lexo më tej: Detaje/ Zbulohet kush u ekzekutua në Shkodër

Viktima ishte i afërmi i Sehar Xhenjes, i cili është shpallur në kërkim nga policia për tentativë vrasjeje ndaj Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021.

Mësohet se autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me anë të një motoçiklete. Disa minuta pas ngjarjes, policia gjeti në lagjen “Guerrile” një mjet duke u djegur. Kjo motorçikletë besohet të ketë qenë e atentatorëve të 19-vjeçarit.

Shkaqet e këtij atentati janë të paqarta, teksa grupi hetimor pritet që të hedhë dritë mbi ngjarjen.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *