• |
ide | kryesore

Balla i bindur: Berisha do të shpallet non grata edhe nga Bashkimi Europian

Arkiva
taulant-balla



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka sqaruar deklaratën e tij për kryedemokratin Sali Berisha. Përpara medieve Balla ka folur mbi atë që shprehu në foltoren e Kuvendit. Sipas Ballës, kryetari i Partisë Demokratike së shpejti do të shpallet non-grata edhe nga Bashkimi Evropian. Balla ka theksuar se BE dhe vendet anëtare do t’i bashkëngjiten SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe në dënimin e personave të korruptuar dhe që minojnë demokracinë.

Lexo më tej: Non grata e dytë/ Berisha pranon se iu ndalua hyrja në Britaninë e Madhe

“Unë mendoj se për çështje të karakterit të luftës kundër korrupsionit, minimit të demokracisë, SHBA-ja dhe BE-ja koordinohen mes tyre. Ka një iniciativë të depozituar në Parlamentin Evropian ku kërkohet që personat të cilët janë shpallur non-grata nga SHBA-ja apo të përfshirë në instrumenta të tjerë që SHBA-ja po implementon për të identifikuar këdo që punon në dëm të demokracisë, natyrshëm një gjë e tillë do të ndodhë edhe në BE. Sipas vlerësimit tim një gjë e tillë nuk do të vonojë e do të ndodhë shumë shpejt. Këta persona duhet të kenë të njëjtën qasje nga Parlamenti Evropian pastaj edhe nga vendet e BE-së. Është intuitive që një gjë e tillë të ndodhë.”- tha Balla.



2 Comments

  1. A e uroi Fatos Nanon per ditelindje deputeti Balla, se fale tij hyri ne PS, si kuader i ri i ardhur nga Rumania, me formim e nivel shume me te ulet se baza socialiste e kohes.

  2. Te qifsha Bashkimin Evropian qe do bdhet me keq se Afganiatani. Ku ka me BE O LOQE. RUSI I SHKATERROI. ANGLIA E COI 23 HERE ME SHUME CMIMIN E ENERGJISE. JU VIJNE DRITAT DHE NGROHJA NJERZVE NGA 1000 POUND NE MUAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *