• |
ide | kryesore

Borrell mbledh në New York liderët e Ballkanit Perëndimor

-Instant, Lajme, Të fundit
Lideret e Europes

Me ftesë të shefit të diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, do të mblidhen liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Takimi do të takohen në New York, më 20 shtator. Këtë takim e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burime brenda BE-së në Bruksel. Ata thanë se “tashmë është bërë traditë që në javën e shtatorit kur në New York zhvillohet seanca vjetore e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, të mbledh në takim të tillë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.


Këto burime kanë thënë se nuk e dinë cili shtet do të përfaqësohet në cilin nivel. Megjithatë ata shprehen të bindur se të gjitha shtetet do të marrin pjesë. Kosovën në javën e takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York do ta përfaqësojë presidentja, Vjosa Osmani.


Burimet kanë thënë po ashtu se aty do të diskutohet për situatën globale, e ndryshuar drastikisht pas ofensës ruse. Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe situata aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Lufta në Ukrainë është përmendur si një prej arsyeve që problemet e mbetura në këtë rajon duhet të zgjidhen sa më parë. Kjo do të garantojë parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve.

Raportet BE-Ballkani Perëndimor

Ka një varg zhvillimesh që pritet të ndodhin në vijim në raportet e BE-së me Ballkanin Perëndimor. Mes tyre është edhe një samit që pritet të zhvillohet në fillim të tetorit në Pragë. Aty do të diskutohet për krijimin e një Bashkësie Politike Evropiane. Ky format parashikon pjesëmarrjen e vendeve të BE-së dhe vendet tjera evropiane që nuk janë anëtare formale të bllokut.

Për Ballkanin Perëndimor dhe nevojën që të vazhdohet bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, pritet të flitet edhe në një takim trans-atlantik në nivel të ministrave të Jashtëm, të cilin takim do ta organizojë Sekretari amerikan i Shtetit, Athony Blinken. Në këtë takim do të marr pjesë edhe Borrell.

BE-ja dhe SHBA-ja janë zotuar se do të bashkëpunojnë në të ardhmen në përpjekjet e përbashkëta për të ruajtur stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimorë dhe për të zgjidhur problemet që kanë mbetur. /REL/


5 Comments

  1. Si tha Bepini tek ai filmi?
    Ec perpara se ta tregon Islami ty!
    Dmth, Borelli i EU, i mbledh bagetite qe ka ne administrim ne New York, tek zyrat e afendikoit, se afendikoi eshte shume i zene me pune por mbase nuk ka edhe shume besim tek qehajai Borell.
    Rrofte demokracia Sorrosiane!

    1. kete jav
      evertoni merr fitoren pas 6 javesh
      kete jav
      ajacio merr fitoren e pare pas 7 javesh
      kete jav
      bokumi merr piken e pare pas 6 javesh
      kete jav
      fitojn per her te pare monza lecce dhe empoli
      ket jav humbasin roma inter milan dhe juve edhe bayern

      SOT KUKESI MERR FITOREN E PARE

      kjo eshte evropa njerez – SKENAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.