• |
ide | kryesore

Britanikët zemërohen me Harry: Nuk këndoi himnin nga inati i babait

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



E ka kënduar apo jo himnin “God Save The King” në fund të ceremonisë së varrimit të gjyshes? Në Britaninë e Madhe është ngritur një diskutim i vogël rreth figurës së Harry. Në rrjetet sociale britanikët akuzojnë se ai ka heshtur në momentin kyç të ceremonisë. Megjithatë mediat po e mbrojnë.

Imazhet e Dukës së Sussex-it në funeralin e Elisabetës II po bëjnë xhiron e botës. Në Westminster Abbey, në prani të rreth 2 mijë të ftuarve, ceremonia fetare përfundoi me dy minuta heshtje. Ato u mbajtën në të gjithë Mbretërinë. Më pas u këndua himni ndërsa Mbretin Charles III u ngjit në fron.

Me këtë rast himni u kthye në identitet me fjalët “Zoti e mbrojttë Mbretin”. Më herët thuhej “Zoti e mbrojttë Mbretëreshën”. Në rrjetet sociale heshtja e Harry në momentin kyç është parë si urrejtje ndaj babait të tij.

Janë kthyer në vëmendje disa vendime të Mbretit që e kanë poshtëruar Harryn në sytë e shtëpisë mbretërore dhe të botës. Megjithatë mediat sigurojnë: “Edhe Harry, këndoi në unison me pjesën tjetër të familjes”.

Turpërimi i Harry

Charles vendosi që Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle te kenë një të ardhme larg familjes mbretërore. Ndërsa nipat Archie dhe Lilibet, do të bëhen përkatësisht princ dhe princeshë, por pa marrë titullin mbretëror “Hirësi e Tij”. Ky vendim i ka zemëruar Harry dhe Meghan.

Në vigjiljen e cerëmonisë Harry u lejua të vishte uniformën e ushtrisë vetëm me lejen e Charles. Ishte hera e parë që Harry ishte shfaqur me uniformë që nga fillimi i periudhës së zisë. Më herët ai kishte qëndruar me ‘rroba të thjeshta’.

Miqtë e ngushtë të Harry kanë zbuluar për mediat se Charles e kishte përjashtuar atë dhe gruan e tij nga ceremonia me krerët e shteteve. Kjo sepse protokolli thoshte që merrnin pjesë vetëm për anëtarët e familjes mbretërore ‘në detyrë’. Harry ka dhënë dorëheqjen nga këto detyrime. ©LAPSI.al

Prince Harry appeared not to sing the national anthem as the service in Westminster drew to a close
Princi Harry



1 Comment

  1. Pordhe me rigon ! Harry ka misionin sekret qe te zbuse agresivitetin ndaj mbreterise nga the gjith qe jane demtuar ne shekuj.
    E njejta loje eshte dhe ndarja e Melinda Gates me Bill , apo Djali i Trump me gruan me 5 kalamaj, etj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *