• |
ide | kryesore

“Të gjithë trajnerët duan të fitojë 36 ndeshje në 36”: Colella kthehet të justifikojë humbjen me Erzenin

-Instant, Sport
Colella



“Jam i lumtur se për ne ishte një test, në aspektin që e prisnim këtë ndeshje shumë të fortë. Skuadra jonë nuk është me shumë eksperiencë, kemi ndonjë të ri që e përballoi, ndaj mirë edhe kështu”. Giovanni Colella, trajneri i Partizanit, nuk e fsheh entuziazmin për fitoren 1-2 në Kukës. Tekniku italian vazhdon të ndryshojë formacionin e skuadrës së tij në pesë javët e kampionatit.

Hodo, për të dytën herë radhazi titullar, duket se ka fituar besimin e italianit Colella. Tekniku e pranon se ndryshimet në ekip vijnë për shkak të asaj që tregojnë lojtarët në stërvitje: “Jam gjithmonë në vështirësi se këta djem stërviten gjithmonë mirë gjatë javës dhe më vënë në vështirësi. Ndaj jemi mirë, përderisa jam në vështirësi”.

Lexo më tej: Partizani rrëzon Dobin në debutim e merr kreun: shishe kokës Carës pas golit

Nuk mund të mungonte një kthim pas në kohë në atë humbje që për shumë u duk e cuditshme. Por jo për vetë teknikun Colella: “Sipas meje nuk është korrekte ta themi këtë ndaj Erzenit që po bën një kampionat të madh. Ata janë të dytët dhe nuk kanë pësuar gol. Nuk është e çuditshme, e meritojnë. Mendoj se të gjithë trajnerët ëndërrojnë të fitojë 36 ndeshje në 36. Nuk më ka ndodhur kurrë, ndodh që humb me raste. E rëndësishme është që të ketë vazhdimësi paraqitjesh”, tha Kolela.

Në fund, italiani i ndal edhe te Cara: “Sinqerisht nuk e di, ka shkuar në spital por nuk ka ende lajme – shpjegoi ai, duke e krahasuar stadiumin e Kukësit me gjendje lufte -. E prisnim këtë ndeshje pikërisht si ishte, një luftë. Kukësi vjen nga një moment negativ dhe ndryshimi i trajnerit do të sillte shumë luftë në fushë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *