• |
ide | kryesore

Deputeti rendit 6 rastet: Pse prokuroria nuk veproi ndaj qeverisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vasili dhe Rama



Vendimi i Prokurorisë së Tiranës për të bllokuar publikimin e dosjes se rrjedhur policia e shtetit ka zgjuar reagime të shumta. Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i kërkon organit të akuzës të mos bëhet “zyrë shtypi e qeverisë”. Ai rendit një sërë veprimesh që sipas tij e çojnë vetë qeverinë në bankën e të akuzuarve.

Vasili thotë se pse nuk veproi Prokuroria ndaj Edi Ramës që e quan “hakeruesin e parë”. Rama sipas tij u dha miliona të dhëna patronazhistëve. E pohoi publikisht vetë krimin dhe mbështjen ndaj tyre.

Ai kërkon llogari se pse prokuroria nuk veproi ndaj Erion Veliajt. Janë 1.2 miliardë euro sipas tij, të pastruara në sektorin e ndërtimit gjatë këtyre 3 viteve në Tiranë. Vasili citon raportin e Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar.

Një tjetër rast kur prokuroria nuk ka vepruar ndaj qeverise Vasili thotë se është kur “bllokon e ç’bllokon TIMS, që s’ka asnjë lidhje me hakerimin, pra hap e mbyll dyert për horrat e saj që të hyjnë e të dalin si te duan”.

LEXO EDHE: Prokuroria paralajmëron mediat: Mos i publikoni materialet e vjedhura nga hakerat, do viheni nën hetim!

“Pse nuk vepron prokuroria ndaj bllokimit te dhenies se pasaportave e kartave te identitetit. Qe s’ka lidhje me hakerimin, por vetem me qeverine qe i duhet te pajisë me pasaporta zuzarët sherbetorë te saj, qe “marshojne drejt Dubait??

Pse nuk veproi Prokuroria ndaj qeverise per patronazhistet dhe daljen e miliona te dhenave persinale por ju versul mediave qe s’kishin asnje pergjegjesi?

Pse nuk heton Prokuroria ku shkuan 200 milion euro te grabitura nga qeveria per digitalizimin. Kur te gjitha sistemet u thyen si te ishin prej letre dhe siguria kombetare eshte rrezikuar si kurre me pare?

Pse nuk veproi Prokuroria ndaj qeverise pas raportit te Mikrosoftit qe tregoi qarte qe hakerimi kishte nje vit qe ndodhte dhe masat e domosdoshme per mbrojtjen e sistemeve nuk ishin marre fare??” – shkruan deputeti.

Ai i kërkon prokurorisë të mos shndërrohet në zyre shtypi shtese te propagandes se qeverise, por të beje punen qe i detyron ligji. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. kupton se e vetmja gjë që ka në tru ajo gruaja, është se në këtë vend leje për të vrarë jep vetëm Sali Berisha.

    Mund të mos të të lejojë ligji, Kushtetuta, e drejta zakonore apo gjithkush tjetër, por po të dha leje ai, ti mund të vrasësh. Kjo është e vetmja arritje madhore që Sali Berisha ka rritur të ngulisë në mendjen e qytetarëve të këtij vendi.

    1. 22.25 sipas teje vetem saliu i ka fajet
      Kurse Keta birat e kurvave nuk e kishin mendjen, po shihnin mamate nga brima e celesit. Ngushellime trurit. Fullhajni i mori leket. Po beketi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *