• |
ide | kryesore

Hillary Clinton, admiruese e Kim Kardashian

-Instant, Paparazzi, Slider



Hillary Clinton ka shprehur së fundmi admirimin e saj për Kim Kardashian.

“Unë me të vërtetë e admiroj vendosmërinë e saj për të marrë diplomën në drejtësi. Ajo dëshiron të ndihmojë njerëzit që trajtohen padrejtësisht në sistemin e drejtësisë penale,” tha Clinton, për Extra.

Ndërsa Kardashian dështoi tre herë në provimin “baby bar” të Kalifornisë, Clinton vuri në dukje se themeluesja e Skims nuk u dorëzua kurrë dhe vazhdoi të punojë.“Ajo mund të ketë dështuar disa herë më parë, por nuk u dorëzua”,shtoi Hillary, e cila është avokate. “Kim  i dinte përgjigjet për disa nga ato pyetje që unë nuk i dija më.”

Kardashian njoftoi se e kaloi provën e saj të katërt në dhjetor 2021.

“Duke parë në pasqyrë, jam vërtet krenare për veten”, deklaroi themeluesja e Skims në atë kohë. “Kjo nuk ishte e lehtë. Kam dështuar në këtë provim 3 herë në 2 vjet. Por, çdo herë ngrihesha dhe studioja më shumë dhe u përpoqa përsëri derisa e bëra atë!!!”

Kim ndoqi gjurmët e babait të saj të ndjerë, Robert Kardashian. Ai ishte i njohur si një nga avokatët mbrojtës të OJ Simpson gjatë gjyqit të tij për vrasje në 1995.

“E di që babai im do të ishte shumë krenar. Ai në fakt do të ishte kaq i tronditur të dinte se kjo është rruga ime tani, pordo të kishte qenë partneri im më i mirë i studimit”, shtoi ajo.

Kardashian ëka folur hapur për luftën e saj për reformën e burgjeve dhe ka ndihmuar disa të burgosur me dënimet e tyre.  Madje ajo pati disa takime në Shtëpinë e Bardhë me ish-presidentin Donald Trump për të folur për reformën në drejtësinë penale./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *