• |
ide | kryesore

Video/ Reja humb edhe dy mesfushorë, rrezikon edhe Uzuni: ja situata me dëmtimet para Izraelit

-Instant, F1, Sport, Video
Kombëtarja



Nuk kanë fund problemet e formacionit për teknikun Edoardo Reja, në vigjilje të dy ndeshjeve të fundit të Nations League. Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e shumta te Kombëtarja, FSHF bën me dije se edhe dy të tjerë janë tërhequr nga gara. Mesfushorët Keidi Bare dhe Endri Çekiçi nuk do të jenën të gatshëm për dy ndeshjen zyrtare për shkaqe dëmtimesh. Dy lojtarët kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor. Por pas testeve mjekësore është dalë në konkluzion se e kanë të pamundur të rikuperohen në kohë.

Në këto kushte tekniku Reja ka vendosur të ftojë në Kombëtare dy mesfushorët që ishin në listën e pritjes. Kështu, Enis Çokaj dhe Arbnor Muçolli janë bashkuar me ekipin në grumbullim. Ndërkaq, probleme muskulore ka shfaqur edhe sulmuesi Myrto Uzuni, i cili i është nënshtruar testeve të vazhdueshme me stafin mjekësor kuqezi. Për beratasin, një nga sulmuesit më në formë, përgjigjet nëse mund të rikuperojë do të jepen brenda tre ditëve.

Lexo më tej: Nga lufta në Ukrainë, te beteja në Tel Aviv, Seferi: “Këto dy ndeshje janë finale për ne”

Me kuqezinjtë është bashkuar që të hënën sulmuesi i Kombëtares U-21, Eljon Toçi. Sulmuesi mund të qëndrojë me ekipin edhe për dy sfidat zyrtare nëse Uzuni nuk do t’ia dalë të tejkalojë problemet fizike.

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Reja. Kuqezinjtë po përgatiten në Durrës për dy sfidat e fundit të Nations League ndaj Izraelit dhe Islandës. Jo të gjithë kanë qenë në dispozicion të teknikut, duke qenë se grupi do të kompletohet plotësisht në mbrëmje.

https://youtu.be/CxEUIQcMvQ4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *