• |
ide | kryesore

Miqtë e Cara Delevingne, të shqetësuar për shëndetin e saj mendor

-Instant, Paparazzi, Slider



Miqtë e afërt të Cara Delevingne thuhet se janë të shqetësuar për shëndetin e saj dhe po i luten që të shkojë në rehabilitim.

Modelja ngriti shqetësime në fillim të këtij muaji kur u shfaqën pamjet  teksa ajo ecte jashtë pa këpucë. Tani raportet pohojnë se miqtë e afërt të Cara-s po e nxisin atë të kërkojë ndihmë profesionale.“Cara po lufton me probleme të shëndetit mendor. Miqtë besojnë se ajo ka nevojë për rehabilitim”, u shpreh një  burim për Tmz.

Javën e kaluar, aktorja do të shfaqej në një sfilatë të Javës së Modës në Nju Jork.Ajo kishte hipur  në një avion privat që thuhet se ishte në pronësi të Jay Z për të fluturuar nga LA në NYC, por zbriti nga avioni pas 45 minutash.Pikërisht atëherë u publikuan fotot e saj që merakosën dhe fansat.Cara Delevingne ka folur më parë për vështirësitë e saj personale. Modelja ka treguar se ka luftuar me depresionin që kur ishte 15 vjeç. Ajo tregoi se ka patur ështirësi në shkollë për shkak të dispraksisë së saj.

“Nuk mund ta përballoja më këtë. E dija se sa me fat dhe e privilegjuar isha, por gjithçka që doja të bëja ishte t’i jepja fund jetës. U ndjeva shumë fajtore për shkak të kësaj dhe e urreja veten. Unë nuk doja të ekzistoja më. Doja që çdo molekulë e trupit tim të shpërbëhej”, rrëfeu atëherë Cara.

Përktheu: Lapsi.al
Marrë nga: Mirror



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *