• |
ide | kryesore

Parashikimi i Moskës: Kriza energjetike në Europë do të përkeqësohet

-Instant, Lajme, Planet
kriza energjitike



Parashikimi i Moskës për të ardhmen energjitike të Europës është i frikshëm. Zv. kryeministri Alexander Novak, gjatë një interviste për Interfax, ka thënë se kriza do të vijojë të përkeqësohet. Sipas Moskës, çmimet dhe faurat do të vijojnë të kapin shifra alarmante.

“Janë duke ardhur fatura për energjinë në shtëpi, për gazin që konsumatorët nuk do të mund t’i paguajnë. Kjo krizë po përkeqësohet”, shtoi Novak.

Lexo më tej: DW: BE-ja do të kufizojë çmimet e energjisë elektrike dhe të gazit

Bashkimi Europian ka përgatitur një plan emergjent për të ndihmuar vendet anëtare të shkurtojnë varësinë nga energjia ruse.

Blloku importoi 35 për qind të naftës nga Rusia në vitin 2020 dhe po përgatitet në ndalojë në mënyrë efektive rreth 90 për qind të importeve të naftës nga ky vend deri në fund të vitit 2022.

Rritja e lartë e çmimeve të gazit natyror në Europë po ngre shqetësimin se konsumatorët do të goditen rëndë nga faturat e larta të energjisë këtë dimër ndërsa kërkesa globale për karburant rritet. Rritja po ndodh me shumicën e hidrokarbureve por një problem më i madh ka qenë me gazin natyror.

Sipas eksepertëve kërkesa për gaz është rritur për disa arsye:

1. Europa kishte një dimër më të ftohtë, kështu që njerëzit i ngrohën shtëpitë e tyre për më gjatë se zakonisht.

2.Europa po zvogëlon prodhimin e vetë të brendshëm të gazit natyror. Prodhuesi kryesor europian i gazit natyror, Holanda, filloi të heqë dorë nga fusha e tyre kryesore e gazit Groningen në 2018.

3. Shqetësimi i madh në treg është se niveli i ruajtjes së gazit në Europë është më i ulët se zakonisht në këtë pikë të vitit. Përqindja e gazit të punës në depo është tani në 74% në Evropë, krahasuar me këtë kohë vitin e kaluar kur ishte në 94%, sipas të dhënave nga Gas Infrastructure Europe.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *