• |
ide | kryesore

Prokuroria paralajmëron mediat: Mos i publikoni materialet e vjedhura nga hakerat, do viheni nën hetim!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria ka paralajmëruar mediat se do të ndiqen penalisht ato që kanë nxjerrë email-et dhe dokumentet e klasifikuara si sekret të ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano, të nxjerra fillimisht ditën e sotme nga grupi i hakerave “Homeland Justice”.

Policia bën me dije se Prokuroria e Tiranës ka vendosur sot ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik.

“Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit” thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi:

Në zbatim të vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të datës 19.09.2022, për sekuestrimin e të dhënave, në kuadër të procedimit penal Nr.5430 të vitit 2022, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve” bëjmë me dije mediat dhe opinionin publik se:

Me vendimin e datës 19.09.2022, Prokuroria ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, vendim ky në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale “Ndalimi i publikimit të aktit”.

Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.

Në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal Nr.5430/2022, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e mediave dhe të opinionit publik, pasi publikimi i këtyre të dhënave cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare.



14 Comments

    1. sa te kete psikopate pa ndergjegje
      do te kesh inkuizicion, false flags, bucha, cnn mashtrim, 11 shtator inside job etj

    1. Çdo prokurot te kete nga nje televizion privat , nje online e nje radio . per te qene akoma me te sigurte , lajmet le ti japin vete .
      hahahahahahahhaaaaa……… jane kthyer ne qesharak

    1. GAFE madhe e prokurorise dhe policise…
      Kompetencen per veprim e ka VETEM GJYKATA !
      Prokuroria arsyeton,provon dhe i propozon gjykates. Ajo vendos.

      Hajde pokuror, hajde !

    1. 🤣🤣🤣😆😆 Hajde shtet lecke?! I u thote Prokuroria media e mos publik oni sekretet e shteti?!!!!! 😜😜Po mediat e PD-se duhet ti publikojne?!! 😛😂😂

  1. kupton se e vetmja gjë që ka në tru ajo gruaja, është se në këtë vend leje për të vrarë jep vetëm Sali Berisha.

    Mund të mos të të lejojë ligji, Kushtetuta, e drejta zakonore apo gjithkush tjetër, por po të dha leje ai, ti mund të vrasësh. Kjo është e vetmja arritje madhore që Sali Berisha ka rritur të ngulisë në mendjen e qytetarëve të këtij vendi.

    1. Ik o rrobqire dhe bythqira dorogxhinj te LGBT. Ju shkerdhefsha pemen gjenetike ju pederasteve Mavij qe ne vebd te bdmi lufte me ata qe ju shkerdhyen dhe ju hakuan, ju beni lufte me popullin tuaj. Po afron dita dhe do ju shkaperdhejme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *