• |
ide | kryesore

5 mln euro dr0gë në makinë, arrestohet çifti shqiptar në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
dr0gë



Plot 26 kg dr0gë e pastër kok ainë është kapur nga autoritetet e Teneza di Torre Fantine. 

Gjatë kontrolleve nga policët u vu re një automjet me targa suedeze që kishte ndaluar në një servis pranë San Severeos. Aty ndodheshin dy persona me origjinë shqiptare dhe me pasaportë suedeze. 

Sipas mediave italiane, shqiptarët ishin të dyshimtë për shkak të sjelljes së tyre. Policët vijuan me kontrollet duke vënë re edhe shenja nervozizmi tek çifti shqiptar. Në ndihmë autoriteteve iu erdhën edhe qentë. Ata kryen një kontroll më të imtësishëm të makinës, duke zbuluar dy funde të dyshimta nga një sistem hapjeje hidraulike, njëra nën sediljen e shoferit dhe tjetra në sediljen e pasagjerit. Aty ishte vendosur dr0gë, kokainë

Kokaina mund të jepte rreth 5 mln euro në tregun e shpërndarjes së drogës. Çifti shqiptar janë dyshuar se ishin korrierë. Ata u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Foggias, si përgjegjës për trafikim dhe posedim të lëndës narkotike. 

Lexo më tej: Berisha: Çfarë do ishte sot Saimir Tahiri pa antimafian italiane 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *