• |
ide | kryesore

Albin Kurti në CNN: Kosova është më e pavarur se Serbia, sepse ajo varet nga Rusia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
albin kurti, serbia, kosova, rusia, pavaresia, cnn



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për CNN, ku ka folur për gjendjen e sigurisë në Ballkan dhe raportet e brishta të Kosovës me Serbinë. Ai nuk e ka mohuar mundësinë e një konflikti me Serbinë, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta serbo-ruse. Kurti ka thënë se Beogradi ka lidhje shumëdimensionale me Kremlinin, që theksohen përmes bashkëpunimit ekonomik dhe atij ushtarak që ato kanë. Sipas tij, ky bashkëpunim i ngushtë rrezikon një vatër të re lufte pas asaj në Ukrainë.

I pyetur për vizitën e lejuar të kryeministres serbe në Kosovë, Albin Kurti tha se ajo ka parë demokracinë në vend dhe ka theksuar se Kosova është më e pavarur se Serbia, meqë ajo është e varur nga Rusia.

“E kam lejuar Bërnabicin që ta vizitojë veriun e Kosovës, që ta shoh se sa demokratike është. Kosova është më e pavarur se Serbia, sepse Serbia është e varur nga Rusia”, është shprehur Kurti. 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *