• |
ide | kryesore

Video/ “Po mësoj nga Brozovic, me Izraelin tre pikë”: Asllani nuk ka ‘minuta’, por ka plot entuziazëm

-Instant, Sport, Video
Asllani



Kristjan Asllani vjen në kombëtar me peshën e një lojtari të Inter, por me mungesën e minutave në këmbë. “Është normale që s’kam luajtur – tha ai para mediave – jam 20-vjeç dhe kam ardhur në një ekip shumë të fortë. Duhet të kem durim, pasi në rolin tim luan një lojtar shumë i mirë si Brozovic dhe po mësoj shumë nga ai”.

Për mesfushorin elbasanas gjërat kanë ndryshuar shpejt. Kalimi nga toskanët në Milano te Interi e ka rritur në përgjegjësi mesfushorin, që e ndjen presionin: “Nuk e di si ka ndryshuar, pasi kam kaluar nga një ekip i vogël si Empoli tek Interi, që është super-ekip. E di që ka presion më të madh, por për mua nuk është problem, pasi jam mësuar”.

Lexo më tej: Nga Serie C, rikthehet në kombëtare, Ajeti: “Futbolli ka shumë lidhje me fatin”

Ish-lojtari i Empolit tani duhet të tregojë sa vlen në kombëtare, në transfertën e Izraelit. Kundërshtari kryeson me 5 pikë grupin 2 të Ligës B të Nations League, katër mbi kuqezinjtë. “Kemi luajtur kundër Izraelit – shpjegoi Asllani -. Është një ekip shumë i fortë, sepse ka lojtarë shumë të shpejtë. Besoj se kemi shumë shanse në këtë ndeshje që të marrim tri pikë”.

https://youtu.be/kvyltZyzrpM



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *