• |
ide | kryesore

Beatrix Ramosaj në Dance With Me

-Instant, Paparazzi, Slider
DANCE WITH ME



Dance With Me nisi rrugëtimin disa javor mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë që u prezantuan disa nga konkurentët, Alketa Vejsiu tha se të tjerë të famshëm do ti bashkohen kësaj gare. Ermal Mamaqi ishte ai që pyeti nëse Beatrix Ramosaj do ti bashkohej kastit të Dance ëith Me.

“Nuk e dimë në do vijë Beatrixi. Gjithçka mund të ndodhë. Beatrix Ramosaj mund të kërcejë këtu në “Dance ëith Me”, mirë se të vijë”.

Beatrix Ramosaj një personazh shumë i komentuar që pas daljes nga Big Brother VIP. Beatrix ka pranuar në një intervistë më herët, se këngët e saj i përshtaten historisë së saj me Donald Veshajn mirëpo ajo ka thënë se dy këngët e fundit janë shkruar më herët.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *