• |
ide | kryesore

Berisha: Rama piktor i dështuar, derisa u bë Kryeministër, nuk çeli dot një ekspozitë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha, rama, arti, kryeminister, i deshtuar



Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me gratë, u ndal tek kontributi i qeverisë shqiptare në fushën e artit. Sipas Berishës, në 9 vite, qeveria nuk ka bërë asgjë për artin, teksa sjell në vëmendje shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Berisha u shpreh se Rama iu vërsul teatrit me një urrejtje për artin. Gjithashtu kryetari i PD-së u shpreh se Rama ishte një piktor i dështuar, dhe derisa u bë kryeministër, nuk arriti dot të çelë një ekspozitë.

“Vendimtare për një shoqëri për të ecur dhe shpalosur potencialin e vajzave të saj është mbështetja e karrierës së tyre. Është themelore të bëhet gjithçka për të mbështetur karrierën. Nuk duhet më shumë se kaq, të tjerat vajzat dhe gratë janë të afta t’i shpalosin vetë. Ju e trajtuat vetë problemin e kushteve. Po të spostohemi në rrafshin ekonomik, me funksionin e tyre shtëpiak, përveçse të karrierës, gratë i japin një përqindje të pallogaritur të prodhimit kombëtar. E cila nuk është në librat e qeverisë. Pra përballojnë një barrë të madhe në këtë drejtim. Krahas kësaj japin kontributin në karrierë. Ndihma më e madhe që mund t’i jepet, është të mbështeten në karrierën e tyre.

Të bëhet gjithçka që ato të mos pranojnë dhe të mos bien në orbitën topitëse, të mos ambientohen me një orbitë e cila i pengon të ndjekin ëndrrat e tyre. I pengon të ndjekin ambiciet e tyre. E vërteta është që, sot është një situatë shumë e vështirë në tërësi. Me vështirësi të pamerituar, të krijuara nga politika në të cilat qytetari, vajzat gratë janë të shpërfillur maksimalisht. Një qeveri që nuk pyet asgjë. Po marrim artin, e keni dëgjuar këtë qeveri në 9 vite për të bërë një konsultë me artistët. Me një urrejtje patologjike u shkatërroi teatrin. Ku artistët tanë në dekada e kishin shndërruar në një simbol kombëtar.

U vërsulën barbarisht, u bë një ligj në Parlament për të grabitur truallin dhe për t’i çuar në një sallë diku në periferi. Por e njëjta gjë, pak a shumë është me Teatrin e Operas. E njëjta është në tërësi me artistët shqiptarë. Për faktin e vetëm se një njeri i cili që është kryeministër, mbeti një piktor dështak, deri në momentin kur u bë kryeministër, përdori fuqinë e postit të tij, nuk kishte hapur dot një ekspozitë në Shqipëri. Dështimi i tij është i tij, por u vërsul kundër artit. Me çfarë edukohet, cili është aktiviteti kulturor. Si duhet fëmijët tanë të formohen me edukim artistik” – tha Berisha.



6 Comments

  1. Ajo që nuk kuptohet, është fakti se pse Sali Berisha e bëri këtë “Foltore” online.

    Se mirë në SHBA nuk udhëton dot, pasi e kanë shpallur “non grata”, ndaj dhe u detyrua ta mbajë “Foltoren” e tij online, po në Itali pse nuk shkoi fizikisht, kur me avion shkon më shpejt se në Pukë?

  2. Sale pse nuk tregon si e masakrove Ramen ne 1996,ja zhubravite fytyren si doktor qe je dhe tani na tregon dokrra mjeranesh.

  3. Ja zhubraviten fytyrën se e kruajti bythën vetë për çështje femrash o i pa emër patronazhist.Duket që s’e njef mirë shefin tat ose e di po kështu të duhet me shkru!!

  4. Piktor smund te jete ama qirs i fort i bythes tende eshte sale se ka 9 vjet qe po ta shpon sumen apo jo 🤷‍♂️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *