• |
ide | kryesore

Çantën plot me paund, policia kap të riun që vinte nga Anglia

-Instant, Lajme, Të fundit



Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të një çante plot me paund. Në pranga ka përfunduar një 28-vjeçar rezident në Angli. Të riut iu sekuestrua një sasi prej 21 550 paund, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi. Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ndaj shtetasit F. B., 28 vjeç, rezident në Angli. Në çantën e tij iu gjetën 21 550 paund stërlina, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi.

Të ngjashme: 86 mijë paund të sekuestruara në Durrës, arrestohet shoferi i furgonit

Në përfundim të veprimeve të para, shtetasi F. B. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

  1. Po ti ketë fituar me të drejtë do t’i kthehen lekët? Po falje dhe dëmshpërblim do t’i jepet? … Ligjin e bën Maliqi sa për dijeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *