• |
ide | kryesore

Drejtori i ri i Policisë shkon me urgjencë në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shkodrës



Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Muhamet Rrumbullaku udhëtoi me urgjencë drejt Shkodrës mbrëmjen e kësaj të marte. Bashkë me të janë edhe drejtues te Departamentit të Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme.

Mediat raportojnë se drejtori i ri është takuar me drejtues të lartë të Policisë së Shkodrës. Një nga temat mbi të cilat është fokusuar takimi ka qenë zbardhja e ngjarjeve që kanë tronditur qytetin dhe jo vetëm.

E fundit ishte ekzekutimi i 19-vjecarit Erjon Xhenje mbrëmjen e së dielës. Rrumbullaku ka kërkuar administrimin e te gjithë provave qe disponon policia.

Edhe sektori i kriminalistikes pranë Drejtorisë së Përgjithshme është vënë në dispozicion të grupit hetimor. Qëllimi është zbardhja sa më shpejt e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Sipas të njëjtave burime, takimi ka zgjatur rreth 1 orë në ambientet e Drejtorisë se Policisë në Shkodër. Pas takimit nuk pati deklarata për mediat.

Vlen të kujtohet se edhe në të kaluarën drejtorët e rinj kanë zhvilluar takime të tilla, por rezultatet kanë qenë të njëjtat. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Me urgjence??? Eshte dy dite pas vrasjes
    Dmth jeni gazetar qe “vlen te theksohet” se nuk paguheni me shume se 250.000 L te vjetra
    Lereni tjetrin te beje punen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *