• |
ide | kryesore

Intervista në Der Spiegel / Rama diferencon Albinin me Vuçiçin

-Instant, Arkiva, Kryesore



Edi Rama nuk lë rast ti shpëtojë për të goditur Albin Kurtin më shumë sesa Vuçiçin. Këtë ka bërë edhe në intervistën e gjatë dhënë për gazetaret Susanne Koelbl et Walter Mayr të revistës gjermane “Der Spiegel”. Po të qëmtohen me kujdes qëndrimet që ai mban për liderin kosovar dhe atë serb, diferenca është e dukshme. Kur pyetet për të dytin ai flet kështu: “Për Kosovën ramë dakord që nuk do të pajtoheshim. Mendoj se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Por, Aleksandar Vuçiç nuk mund ta bëjë këtë. Por, të paktën mund të flasim për këtë temë. Dhe ne bashkëpunojmë në projekte si ai i Ballkanit të Hapur” i ka thënë Rama “Der Spiegel”.

Por ndërsa faktin se Vuçiçi nuk e njeh Kosovën e paraqet si normale, kryeministri i Shqipërisë për refuzimin e Albin Kurtit për të mos marrë pjesë në Open Balkan është shumë më i ashpër. Ai thotë se kjo është për të ardhur keq: “Open Balkan është një platformë për këtë dhe mendoj se vëllai im Albin Kurti duhet të përballet me serbët atje. Por, ai e lë mundësinë të kalojë. Kjo është për të ardhur keq”.

Pra konkluzioni është i qartë Albini mund të kritikohet, Aleksandari kurrë.

Ky mund konsiderohej si një lapsus i pavëmendëshëm nëse kjo vijë sjellje e Edi Ramës nuk do të qe një refren i përsëritur.

Në gusht të një viti më parë në një reagim në Facebook, kundër komenteve negative që kanë shkruar shumë lexues kosovarë në drejtim të tij, ai e akuzoi Prishtinën se e ka kthyer dialogun një një monolog patriotik,  dhe se po i përdor bisedimet e Brukselit për politikën e saj të brendëshme.

Lexo me tej:

Rama: Respekti dhe durimi i ndërkombëtarëve me Prishtinën po soset

Pasi thoshte këtë kryeministri ngrinte edhe një pyetje: “A mundet të zgjidhet çështja e madhe e njohjes së Kosovës nga Serbia, duke e thelluar më tutje deformimin e madh disavjeçar tashmë në Kosovë, të bërjes së politikës së brendshme të Prishtinës politikë të jashtme të Kosovës dhe anasjelltas”? Pra ai hapur për ngecjen e dialogut fajësonte palën shqiptare.

Një muaj më pas mes Prishtinës dhe Beogradit plasi konflikti për reciprocitetin e targave.

Vuçiç foli dhe veproi si një nacionalist serb. Ai mblodhi Këshillin e sigurisë kombëtare, urdhëroi dërgimin e trupave ushtarake në afërsi të kufirit dhe përdori një gjuhë të ashpër duke i kërcënuar se do të pendohen ata që ndërmorën një veprim të tillë.

Nga ana tjetër Edi Rama përdori gjuhën e një zyrtari burokrat të Brukselit, që qëndron i barazlarguar në mes palëve. Madje Edi Rama reagoi me shumë vonesë, më tepër se 24 orë pasi ngjarjet kishin filluar dhe vetëm pasi tek rivalët politikë në Shqipëri filloi të shtrohej pyetja se pse nuk po flet Tirana zyrtare. Më në fund kryeministri vendosi të cicërojë në Tëiter.

Por ndërkohë që presidenti serb fliste për akte kriminale dhe kosovarë që do pendohen kryeministri shqiptar përdori një gjuhë prej ndërkombëtari duke i vënë palët në të njëjtën shkallë fajësie. “Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkroi Rama në Tëiter. Ndonëse ai arriti të pohojë që “Kosova e ngre problemin me plot të drejtë” ai nuk shkoi më tepër se kaq.

Rama reagon për reciprocitetin për targat/ Ka një këshillë për Kosovën dhe një për Serbinë

Po e njëjta gjë ndodhi edhe në qershor 2021 kur qeveria Kurti po diskutonte paditjen e Serbisë për genocidin e kryer në Kosovë. Rama dhe një intervistë për mediat serbe ku refuzoi ta mbështesë këtë nismë. Madje ai e sulmoi atë si të pakonsultuar me partnerët ndërkombëtarë, kur tha: “Ne nuk jemi vetëm në botë. Ne kemi partnerë, aleatë. Vetëm Kosova është një realitet i ri, i cili është rezultat i përpjekjeve të mëdha brenda dhe jashtë Kosovës. Këto ide dhe vendime të shkëlqyera nuk duhet të merren vetëm sepse dikush mendon kështu ose thjesht sepse ne mendojmë kështu, por duhet të bëhen në një rrugë të qartë konsultimi dhe dëgjimi të asaj që partnerët dhe aleatët tanë kanë për të thënë. Unë kurrë nuk kam dëgjuar dikë që e mbështet atë ide”.

Rama qetëson Vuçiçin/ Sulmon padinë e Kosovës për gjenocid nga Serbia

Po ti shtosh këtyre edhe qëndrime si ato se e ardhmja nuk ndërtohet me kokën nga e shkuara, se Serbisë nuk mund ti insistohet me ngulm që të kërkojë ndjesë apo së fundi recetat që i jep evropianëve se nuk duhet bërë presion që Vuçiç ti vërë sanksione Rusisë, kuptohet më lehët se në trekëndëshin Tiranë-Beograd-Prishtinë, kryeministri ynë ka vetëm një preokupim: Ta mbajë mirë me Vuçiçin.

©Lapsi.al



46 Comments

  1. Rama ka kembengulur gjithmone qe kosova te jete pjese e open ballkan sepse ka pare qe ka per te patur shume benefite kosova prej kesaj nisme

    1. I ftoj lexuesit e shumte te Lapsi-t, te perfytyrojne Sali Berishen ne vend te Edi Rames, ne kuptimin qe te kishte keto marredhenie te ngushta me Vucic ( por edhe me Erdoganin), te kishte kete sjellje ndaj Albin Kurtit dhe , pothuaj, gjithe klases politike kosovare… a mundeni dot?!
      Njehere shkoi Berisha, andej nga fundi i mandatit te dyte, ne Azerbajxhan, ku u takua me liderin e atij vendi, te gjithe mediat e majta, te gjithe analistet e majte, mbeshtetes te socialistes, e sulmuan shume ashper, nga te cilat akuza me kane mbetur ne mendje keto : “autokrati shqiptar, takon autokratin azer”, “Albanistan”, kjo e fundit e permendur ne shumicen e shkrimeve te asaj kohe, duke aluduar per drejtimin kinse drejt lindjes qe po i jepkesh Berisha vendit! Dhe e gjithe kjo poshtersi, per nje takim shume te rendesishem, qe kishte te bente me projektin madhor te TAP, i cili rezultoi si projekti me madhor ne keto 30 vite, dhe me te cilin mburret vete Edi Rama, sikur ta kishte negociuar po vete ay!
      Takoi Alyevin dhe i thane c’nuk i thane, imagjinoni tani sikur te kishte kete marredhenie kaq te ngushte me presidentin e Serbise dhe me ate te Turqise! Me shume gjase , do te krijohej nje “hakmarrje per drejtesi” e re, per te ndeshkuar “tradhetarin Berishe…!!!
      Kurse per Edi Ramen, e shumta qe na thone eshte kjo: he mo se ai keshtu e ka, eshte megalloman, delirant, fluturon me presh etj etj.
      Une nuk e di se c’emer tjeter mund t’i vesh kesaj qe ai po ben, vecse tradheti dhe vete atij, vecse tradhetar.
      Jetojme ne nje rrumpallhane te tille te gjithanshme, politike, sociale dhe shpirterore, sa edhe tradhetia eshte banalizuar; eshte banalizuar aq shume sa shumeve ju duket gallate.

        1. Ketu eshte nje patronazhist qe ka marre persiper te prish diskutimin qe te mos shajme Ramen, me arsyetimin e tij pro serb. Komentet e tij jane me 1-2 min diference

      1. Shume i sakte je. Mos shko aq thelle, thuaj vetem cdo te behej nqs nje politikan tjeter, kushdoqofte ai, do guxonte ti jepte portin e Durresit arabeve, detin grekeve, Butrintin nje filogreku anti shqiptar etj etj. Dhe prape e votojne Ramen. Turp! Kur tna fali gjumi, do jete vone

  2. Albini duhet ta shqyrtoje dhe njehere situaten dhe te pranoje te behet pjese e open ballkan ne menyre qe te siguroje nje mbrojtje dhe per vendin e vet

    1. Te behet pjese e jugosllavise qe te siguroje mbrojtje per vendin e tij, ahahaha pra jepi te gjitha hajdutit qe te mos kete me cfare te grabise

    1. O Olti, ti dhe Rama po shkoni (ne fakt do te deshironit te shkonit se skeni per te shku kurre sa te kete shqiptar te vertete ne Shqiperi)drejt Open Ballkan,pra drejt tentatives per tu vellazuru me serbet, por te pakten mos u bej si serbet kaq shpejte e nga fajtor Ramen, te na shpallesh si viktime qe albini i paska rene ne qafe. Kur i ka rene ne qafe Kurti Rames tend?1 rast te vetem?1 faj te vetem? Ah, po ka 1 faj Kurti, qe po vazhdon akoma ta duroje dhe ta takoje kete Ramen, kur Rama nga nje Brukselist qe iu duk vetja(pra edhe me serbet edhe me ‘kosovaret’, po shnderrohet totalisht ne nje avokat te Vucicit ,pra serbeve dhe nje demtues edhe direkt(pervec se indirekt) i Kosoves ne arenen nderkombetare. Ky Eshte Rama i vertete. Te tjerat jane fasada

  3. mendoj se si kritikat dhe lavderimet rama di kur dhe ku ti bej, dhe nuk i ka vecuar asnjher duke qen se bashkpunon shume me te dy kryeministrat

  4. si nje lider i mir qe esht di shume mire si te flasi dhe cfar marrdheniesh te ruaj,sa ber vucic e kurtin rama me teper ka ndihmuar kurtin ne cdo ceshtje

    1. O patronazhist së pari mëso të shkruash e pastaj komento se emrat e përvetshëm fillojnë me shkronjë të madhe si Kosovë dhe Albin po ju patronazhistët jeni analfabetë por dhe kriminel për të vjedhur vota për rilindjen kriminale

  5. rama esht me te vertet shume i zoti ne punen e tij, pastaj kritikat behen kur i do te miren dikujt dhe kurti mund ti permiresoj disa gjera

  6. I vetmi progres qe me vjen mire te shoh eshte shmangja sa me shume te jete e mundur e konfliktit mes shteteve tona

  7. Pavaresisht se mund te kemi inatet tona negociatat me vucicin jane super te dobishme per shtetin le te kete kritika me urrejtje po qe logjika te con drejt suportit te open balkan

  8. Kosova nuk mund dhe nuk duhet te behet pjese e nismave sllave, ku avokat eshte Rama.

    Sulmi ndaj Kurtit eshte teresisht antishqiptar. Ata qe lobuan per ndarjen e Kosoves e shkembim territori, edhe kete here jane kunder shtetformimit te saj.

    Pa njohjen nga Serbia si shtet i pavarur, Kosova do te humbiste pavaresine e sovranitetin me pjesmarrjen ne Open Balkan. Kete synim ka edhe presioni qe behet mbi Kurtin, si ne Kosove, ashtu edhe ne arenen nderkombetare.

    Eshte koha per Qëndresë ! Mos dorezoni Kosoven ne paqe, nderkohe qe luftuat e sakrifikuat nje shekull!

  9. Ajo që nuk kuptohet, është fakti se pse Sali Berisha e bëri këtë “Foltore” online.

    Se mirë në SHBA nuk udhëton dot, pasi e kanë shpallur “non grata”, ndaj dhe u detyrua ta mbajë “Foltoren” e tij online, po në Itali pse nuk shkoi fizikisht, kur me avion shkon më shpejt se në Pukë?
    Por Albini erdhi me nje kembe ne Tirane duke u larguar nga konferenca ne kosove,por shpellkaret cecene nuk rrin dot pa u masturbuar me ramen dhe kete mundesi ja jep shkulLlaku per dite me shkrime te tilla

      1. Më shumë se treçerek të shkrimeve, patronazhistet!!!!Si ka mundësi këta tipa kaq injorantë janë!!!Apo të themi që janë antishqiptare si kumandari i tyre.Nje gjë duhet t’a dinë.Tradhetaret e kanë një fund dhe ju e dini çfarë fundi.Mos kujtoni se e mbron Amerika Ramën.Dhe tradhëtari Toptani ishte i mbrojtur nga Franca.

  10. Shoqatë që u ngrit pikërisht me fonde të këtyre biznesmenëve për të ndihmuar fëmijët autikë, por që në fakt, nëse shkon atje, duhet të paguash më shumë se kudo tjetër.

    Tjetër grua që të mbahet mend për sukses nga ajo kohë, nuk na vjen ndërmend.

    A po, kur po largohej filloi të promovohej edhe Armina, po ajo e shkreta u mjaftua veç me një dyqan brekësh!

  11. çdo njeri që ka probleme me SPAK, do strehohet tek Berisha.

    Veçse ai ka probleme për vete dhe nuk i dihet si përfundon, duke qenë se do thirret si dëshmitar për grabitjen e pronave të kompleksit të Partizanit, me firmë të tij.

  12. Eshte veshtire qe lexuesi i ketyre lajmeve te kuptoje, se cfare perfaqeson nje drejtues politik i nje vendi dhe cili eshte dimensioni i formimit te tij per te siguruar zhvillimin dhe vijmsine e realizimit te qllimeve strategjike. Jo rrale dhe kjo eshte normale ato nuk mund te lexohen thjesht.Kush e njeh shahun e di qe levizjet dhe humbjet e gureve nuk percaktojne fitoren. Per te siguruar vota per momentin ja vlen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *