• |
ide | kryesore

“Një përshëndetje me mikun tim…”, Rama e Vuçiç takohen në OKB: Ballkani Hapur është e ardhmja (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
edi rama, vucic, serbia, okb, kosova,



Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç janë takuar përpara çeljes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New York. Ka qenë presidenti serb ai që ka shkuar në rrjete sociale për takimin e shkurtër me Ramën ndërsa ka publikuar edhe një foto me kreun e qeverisë shqiptare.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiç në postimin e tij.



11 Comments

  1. People Rise Up – Sri Lanka, India, Ecuador, Argentina, Albania, Ghana, Kenya, Mozambique, Panama,

  2. Ajo që nuk kuptohet, është fakti se pse Sali Berisha e bëri këtë “Foltore” online.

    Se mirë në SHBA nuk udhëton dot, pasi e kanë shpallur “non grata”, ndaj dhe u detyrua ta mbajë “Foltoren” e tij online, po në Itali pse nuk shkoi fizikisht, kur me avion shkon më shpejt se në Pukë?

  3. Mos e shiko vllaun me kaq pasion ne sy o budalle, se ai nuk e ka zakon te shikoje dike ne sy pavaresisht se sa shume po i sherben dhe po ia lan imazhin e keq.E ke pak te turpshem kete Vucon.Kurse ti, njerezve te tu prej nje gjaku(nqs je vertete shqiptar),u ben si gangster dhe arrogant, bile dhe ministret femrat i pickon,kurse Vucos i nenshtrohesh edhe para kamerave, e jo me kur ska kamera fare. Mjerim cfare katansidje ky si njeri, dhe shteti kryesor shqiptar ke ka si perfaqesues.

    1. Bravo i qofte Vjoses qe as se takon. Te njejten gje duhet te beje edhe Albini…O Rame se harrova. mos bej sevape fare e ta permendesh Kosoven ne fjalimet e tua,ruaji energjite vetem per Serbine,se ka nevoje shume t;ia pastrosh imazhin atij shteti fashist. He se po te ruajne nje vend krah Esat Pashe ne Beograd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *