• |
ide | kryesore

OKB sjell një ruse në Shqipëri për të kontrolluar kufijtë e Ballkanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa Europa vendosi kufizimin e lëvizjes për turistët rusë dhe Rusia me zyrtarët e saj të lartë është nën sanksione të ashpra pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, OKB-ja ka vendosur që të sjellë në Shqipëri, vend anëtar të NATO-s dhe kandidate për anëtare të BE-së, një zyrtare të lartë ruse që do të mbikqyrë kontrollin e kufijve të Europës Juglindore. Zyrtarja e OKB-së, pas vizitës së parë në Tiranë, dy javë të shkuara, po bën një vizitë në Gjeorgji, afër vendlindjes së saj, Dagestanit, një republikë e vogël me shumicë myslimane brenda Federatës Ruse.

Sipas shkresave të siguruara nga tpz.al, më 31 maj 2022, Zyra e OKB-së për Drogat dhe Krimin (UNODC) njoftoi Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OSBE, se zonja Naida Chamilova është emëruar shefe e Zyrës së Programeve të UNODC-së në Shqipëri. Përmes një shkrese të datës 1 qershor 2022, ambasadorja e Shqipërisë në OSBE, Vjenë, Eglantina Gjermeni, njoftoi Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, se Chamilova do të niste detyrën më 1 korrik, duke qenë njëherësh edhe Koordinatore Rajonale për Progamin e Kontrollit të Konteinerëve UNODC-WCO për Europën Juglindore.

Në letrën e shefit të Seksionit të UNODC-së për Europën, Azinë Perëndimore dhe Qendrore, Alexandre Schmidt, thuhet se Chamilova iu bashkua UNODC-së në vitin 2016, ndërsa edukimi i bazë është ai për mësuesi, diplomuar në Republikën ruse të Dagestanit në vitin 1985 dhe më pas në Moskë, ku ka kaluar shumicën e jetës dhe të përvojës profesionale./Tpz.al



9 Comments

  1. Në letrën e shefit të Seksionit të UNODC-së për Europën, Azinë Perëndimore dhe Qendrore, Alexandre Schmidt, thuhet se NAMYTILLUMI iu bashkua UNODC-së në vitin 2016, ndërsa edukimi i bazë është ai për mësuesi, diplomuar në Republikën ruse të Dagestanit në vitin 1985 dhe më pas në Moskë, ku ka kaluar shumicën e jetës dhe të përvojës profesionale

  2. Po akoma i mbajnë rusët në këto institucione.Do vijë të kontrollojë kufijtë në Ballkan!!! T’ja varin në qafë mëlçitë ujkut.

  3. Pse e ka pranuar ShBA e NATO kete emerim?!
    Pazaret mes te medhenjve behen gjithnje ne Ballkan e pastaj e quajne “fuçi baruti”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *