• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Temperaturat ulen në mëngjes

-Instant, Lajme, Të fundit
Parashikimi i motit, kalime të vranësirave



Parashikimi i motit sipas MeteoAlb: Vendi ynë deri në orët e pasdites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ato pritet të pësojnë zhvillime të përkohshme, ku më të dukshme do të jenë në Veri të Shqipërisë. Ndërsa në vijim parashikohet që të ketë dobësim gradual të vranësirave. Kjo do të sjellë që territori të ketë kthjellime dhe kalime vranësirash. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes. Ato do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior – Verilindore. Si rrjedhojë do të krijohet një dallgëzim 3 ballë në brigjet detare.

Rajoni dhe Europa

Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme prezente në Europën Lindore dhe në pjesën më të madhe të rajonit të Ballaknit, duke sjell vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtra shiu. Ndërsa pjesërisht Europa Qendrore dhe Veriu i kontinentit Europian do të vijojnë të mbizotërohen nga kthjellimet dhe kalimet e lehta të vranësirave.

Të ngjashme: Parashikimi i motit: Java nis me shtim të vranësirave

Parashikimi i motit në Kosovë

Paraditja në Kosovë do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash përgjatë gjithë ditës. Ndërsa pas mesdite pritet që vranësirat herë pas here të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në zonat perëndimore.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm, KU do ketë kthjellime dhe kalime vranësirash. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat herë pas here do të ketë zhvillime të përkohshme, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në Veriperëndim të vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *