• |
ide | kryesore

Pirueta tjetër e Prokurorisë/ Hi syve publikut, që mediat të mos publikojnë materialet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
prokurorisë, UKT



Tjetër piruetë e Prokurorisë sot. Pas urdhërit absurd të djeshëm kundrejt mediave, se nuk duhet të publikonin materialet e vjedhura nga hakerat, Prokuroria e Tiranës reagoi sërish.

Me zbulimin e disa detajeve banale, që nuk kanë asnjë farë funksioni real për të ndaluar hakerat, Prokuroria rikujtoi urdhërin për mediat. Para se të shkojmë tek pjesa që flet për mediat, le të trajtojmë detajet që jep Prokuroria për hakerat.

Prokuroria e Tiranës sqaroi se po heton dy sulme, një në korrik të vitit 2022 dhe një që mban datën 9 shtator. Një profil në dy rrjete sociale është evidentuar si i autorëve që fshihet pas sulmeve.

“Këto dy veprime janë kryer me të njëjtën tipologji. Dhe, sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim. Kështuqë po hetohen në një çështje të vetme.

Si në momentin e sulmit të parë, ashtu edhe në momentin e sulmit ndaj sistemit TIMS, Prokuroria ka qenë në çdo moment prezent në kryerjen e veprimeve të ngutshme. Duke operuar me vendimmarrjet urgjente që ka diktuar dinamika e veprimeve.
Në sistemet ku ka ndodhur sulmi është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkiste autoreve dhe bashkëpunëtorëve të këtij sulmi.” –
sqaroi Prokuroria.

Lexo më tej: Ne do i themi “JO” urdhërit të prokurorisë 

Më tej në njoftim, Prokuroria shtoi se urdhëroi mbylljen e këtyre dy profileve. Autorët e sulmit hapën një faqe tjetër. Kushdo që kupton sado pak nga bota virtuale, e di se sado ti përndjekë Prokuroria hakerat duke i mbyllur profilet, nuk i pengon aspak ata të hapin profile të tjera për të publikuar vjedhjet e njëpasnjëshme të të dhënave të shqiptarëve. Thelbi nuk është profili i hakerave. Ata do të gjejnë gjithmonë një mënyrë për të publikuar materialet e vjedhura, por identifikimi, ndalimi dhe kapja e tyre.

“Menjëherë, më datë 19.07.2022 me vendim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është urdhëruar sekuestrimi i këtyre llogarive në dy rrjete sociale të ndryshme. Si pasojë e këtij vendimi, kompanitë përkatëse kanë reaguar duke mbyllur aksesin në këto llogari. Si pasojë e mos aksesimit, autorët e sulmit kibernetit hapën një faqe tjetër. Faqe që u përdor për të shpërndarë mesazhe të ndryshme në lidhje me sulmin e kryer. Apo, për publikimin e të dhënave që janë vjedhur.” – shpjegoi Prokuroria.

Të luftosh hakerat me fshirje profilesh është si të luftosh një tank duke i gjuajtur me gura. Atëherë pse i dha Prokuroria këto detaje? Detaje që do bënin çdo adoleshent të qeshte, pasi dhe ata janë të aftë të mbyllin një profil një rrjete sociale. Së pari për të thënë se Prokuroria po bën diçka. Së dyti, me qëllim dhënien e një argumenti tjetër pro vendimit të djeshëm që mediat të mos publikojnë materialet e vjedhura nga hakerat.

Rikthimi në absurditet

Në këtë pikë, njoftimi i rikthehet urdhërit unik të djeshëm. Urdhërit që asnjë media të mos botojë të dhënat që këto hakera kanë vjedhur nga shteti shqiptar dhe i kanë publikuar në profilet e tyre.

Reagimi ngjan më shumë si një tentativë për ti hedhur si syve publikut. Pasi publiku sot është bombarduar nga mediat me sqarime se botimet e lajmeve nuk mund të pengohen.

Lexo më tej: Shtetit i kanë rënë brekët, prokuroria kërkon që ti’a ngrejë 

Por si e justifikon Prokuroria këtë vendim?

“Sqarojmë së një vendim i tillë, nuk ka për qëllim pengimin e veprimtarisë së Medias. Por është kryer në kuadër të një procedimi penal ku publikimi apo shumëfishimi mediatik i informacioneve të klasifikuara dhe sensitive (që është në vetvete qëllimi kriminal i këtij sulmi), informacione këto të vjedhura, do të cënonte rëndë si ecurinë e hetimeve, ashtu dhe sigurinë e çdo qytetari të Republikës së Shqipërië.

Hetimet në lidhje me këto raste janë komplekse. Dhe, janë në vijim duke garantuar se Prokuroria Shqiptare është maksimalisht e angazhuar dhe do të kryejë çdo veprim hetimor për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.”. Kështu përmbyllet njofimi. ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Gjithçka sheshit, si e rrëzuan hakerat Policinë e Shtetit 



1 Comment

  1. U ndalohet vetem shqiptarve te dine te verteten e sekreteve ama gjithe bota le ti dije.
    Pse kerkoni ti ndaloni mediat kur KM deklaroj se nuk ka asgje serioze nga sulmi kibernetik,pastaj spiropalia deklaroj se nuk na mundi nje femije na perdhunoj nje shtet i fort si irani dhe na shqeu dhe su men. e KM.suksese ne jete do tjoshte beqja😂😂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *