• |
ide | kryesore

Protesta te tjera? Meta me përgjigje të cunguar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha, cunguar, pd, territoriale, zgjedhjet



Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në konferencën e zhvilluar ditën e sotme për mediat u pyet edhe për protestat. Meta tha se pranvera e protestave ka nisur dhe nuk do të ndalet. Faktin se pse nuk janë mbajtur protesta të tjera nga opozita, Meta e justifikoi duke thënë se duhet menaxhim.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Partisë së Lirisë shtoi se revolta është shumë e madhe. Por, sipas tij, problemi qëndron tek menaxhimi në mënyrë që të kthehet në një forcë për largimin qeverisë Rama.

“Pranvera e protestave ka nisur, unë kuptoj padurimin dhe revoltën. Problemi është menaxhimi në mënyrë që ky padurim të kthehet në forcë të vërtetë.” – u shpreh ish-Presidenti në konferencën për mediat.

Pritshmëria që krijuan dy liderët e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, se shtatori do inicionte fundin e Edi Ramës, ishte e madhe. Por, ky premtim i pompuar gjatë gjithë sezonit veror, duket se është zbehur. Njerëzit kanë ngritur pikëpyetje. Ato janë ngritur edhe në studiot televizive. Shtatorit po i vjen fundi. Ku janë protestat që do shkundnin qeverinë? Me një PD që nuk ka organizuar asnjë protestë në shtator, dhe që nuk iu bashkua Partisë së Lirisë tek protesta që mbajti tek Inceneratori i Tiranës, a është problemi i vërtetë ai që thotë Meta, menaxhimi? Apo opozita nuk gjen dot gjuhën e përbashkët? Përgjigja e sotme e Ilir Metës është, së paku, jo e plotë. ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Idiotësia opozitare/ Aleatët e para 25 prillit zihen për meritat e arrestimeve 



1 Comment

  1. Mendoj qe opozita eshte ne standby dhe po pret zhvillimet e zgjedhjeve ne amerike qe do mbahen me 8 Nentor diten e themelimit te Partise Mavi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *