• |
ide | kryesore

Sekretari Blinken ndërmjetëson armëpushimin e brishtë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

-Instant, Lajme, Planet
armeni azerbajxhan



Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi një takim ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit. Blinken u përpoq të forconte armëpushimin e brishtë midis dy vendeve ish-sovjetike pas shpërthimit të luftimeve më të ashpra në më shumë se dy vjet.

Blinken bashkoi ministrin e Jashtëm armen Ararat Mirzoyan dhe ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov. Ata u ballafaquan në një hotel në Nju Jork. Kjo pikëprekje u bë në prag të fillimit të takimit të përvitshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ky ishte takimi i parë ballë për ballë i dy diplomatëve që nga shpërthimi i luftimeve javën e kaluar, në të cilat u vranë më shumë se 200 ushtarë.

Lexo më tej: Më në fund/ Azerbajxhani dhe Armenia fillojnë bisedimet për zgjidhjen e konfliktit

“Ne jemi të inkurajuar nga fakti që luftimet kanë pushuar dhe nuk ka patur një rifillim të bombardimeve. Angazhimi i fortë dhe i qëndrueshëm diplomatik është rruga më e mirë për të gjithë. Ka një rrugë drejt paqes së qëndrueshme dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve”, tha Blinken.

Takimi u mbajt vetëm një ditë pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi vizitoi Armeninë dhe dënoi sulmet e Azerbajxhanit, duke shkaktuar reagime nga zyrtarët në Baku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *