• |
ide | kryesore

Shtetit i kanë rënë brekët, prokuroria kërkon që t’ia ngrejë

-Instant, Arkiva, Kryesore
brekët



Shteti është me brekët nëpër këmbë. Dhe, për të penguar që të gjithë ta shohin atë, prokuroria dhe policia kanë vendosur që të ndalojnë publikimin në media të emaileve që dyshohet se janë të hakeruara nga Irani. Me pretendimin se cënohet siguria kombetare ato njoftuan të hënën se kanë “vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik”. 

Por ende pa u zbardhur mirë ky urdhër i denjë për një shoqëri diktatoriale, në një nga mediat më serioze britanike “The Telegraph”, dolën një pjesë e emaileve mes autoriteteve shqiptare dhe atyre britanike. Ato konsiderohen bisedime sekrete për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar. Bëhet fjalë për emaile të shkëmbyera mes ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, dhe ambasadorit britanik në Tiranë, Alastair King-Smith. Mes tyre flitet për mekanizma të përbashkët parandalimi të emigracionit shqiptar drejt tokës britanike. Por edhe për të goditur segmentet e krimit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Lexo me tej:

Prokuroria paralajmëron mediat: Mos i publikoni materialet e vjedhura nga hakerat, do viheni nën hetim!

Tani pyetja është si vijon. A i ndalojnë dot Sanço Pançot e prokurorisë së Tiranës gazetat e Londrës të raportojnë për aktivitetin e një zyrtari si ambasadori i tyre? Duket se ky absurditet, që gjoja bazohet në nenin 103 të kodit penal (faksimile poshte), është shpikur vetëm për të mos përgënjeshtruar Edi Ramën. Ky i fundit i garantoi pak ditë më parë shqiptarët se sulme ka pasur po të dhënat janë mbrojtur.

Lidhur me këtë absurditet kanë reaguar edhe shumë gazetarë. Përpos Lapsi.al që e shpalli se nuk do të zbatojë urdhërin e prokurorisë edhe Mentor Kikia mbajti dje të njëjtin qëndrim në emisionin Open.

Sfidohet urdhri i prokurorisë / Mentor Kikia: Unë si gazetar do i botoja dokumentat e hakeruar 

“Unë si gazetar do botoja çdo dokument. Çfarë sekreti shtetëror dhe cënim të sigurisë kombëtare ka kur qytetarët marrin vesh se një i shumëkërkuar lëviz lirshëm në kryeqytet dhe policia e di këtë gjë”. Kështu u shpreh Kikia në Open. Ai vazhdoi se prokuroria duhet të bëjë detyrën e saj dhe mediat në mënyrë të përgjegjshme të kryejnë misionin e tyre.

Gjithçka sheshit, si e rrëzuan hakerat Policinë e Shtetit

Shumë i ashpër ndaj këtij urdhëri ka qenë edhe botuesi i Dosja.al, Enton Abilekaj. “Ndryshimi hajdutshe i Kodit te Procedures Penale dhe vullneti i Drejtesise se re per t’ i sherbyer pushtetit, sjell kete situate tragjike dhe komike njekohesisht. Situatë ku linku i hackerave me sekretet e Shtetit ka akses ne gjithe boten, por publikimi i tyre per publikun shqiptar eshte i ndaluar. Sepse zbulohen qartesisht lidhjet e pushtetit dhe policise me krimin. Sepse informacionet delikate pergenjeshtrojne ate qe Edi Rama deklaroi me pergjegjesine e Kryeministrit te shtunen, se nuk eshte aksesuar asnje e dhene e rendesishme, asnje informacion i klasifikuar.

Urdhri për mediat/ Berisha: Censurë e shtetit monist të Ramës

Per te mos lejuar diskretitimin e nje pushteti te kalbur, prokuroria jep urdher dhe fillon aksionin e çensures. Ndersa te dhenat sensitive bejne xhiron e botes”. Kështu ka shkruar ai në Facebokun e tij.

Sipas Lutfi Dervishit, gazetarët nuk kanë asnjë përgjegjesi në nxjerrjen apo grabitjen e këtyre dokumentave. 

“Njoftimi për ndalimin e publikimit nuk ka shumë vlerë praktike. Ky njoftim nuk ka fuqi jashtë territorit të Shqipërisë. Është më shumë goditje ndaj lirisë së medias sesa akt që ruan “sigurinë kombëtare”. Siguria kombëtare cenohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, nga zyrtarë të paaftë dhe të papërgjegjshëm dhe jo nga gazetarët. Media dhe gazetarët nuk janë përshirë në aktin e hakerimit. Nuk kanë asnjë rol në këtë histori. Krimi është kryer nga të tjerë.

Materialet e hakeruara që mund t’i aksesojë kushdo dhe kudo mund të shërbejnë si informacione me shumë vlerë për median dhe mund të kenë interes publik” shkruan ai në llogarine e vet në Facebook.

Ndërsa një reporter i regjur si Isa Myzyraj, ngre me ironi pyetjen. “Çfarë ndodh nëse një gazetar publikon një informacion të marrë nga HomelandJustice, por thotë në lajm se “ky dokument është siguruar nga burimet e mija”. 

Andi Bushati: Ne do i themi “JO” urdhërit të prokurorisë

“A ka juridiksion prokuroria dhe policia të nisin në hetim penal?” Ai i përgjigjet vetë kësaj pyetje retorike. “Gazetari ka të drejtë të mbrojë burimet e tij deri në fund, edhe në një proces gjyqësor!” 

Pra nuk është e vështirë të kuptohet se sa absurd është qëndrimi i prokurorisë së Tiranës. Sikurse dhe ai i policisë, që i bëri jehonë me komunikatë. Kur mediat e huaja nuk pengohen dot të vazhdojnë publikimin, kur gazetarët mund të pretendojnë se të dhënat nuk i kanë marrë nga hakerat irianianë që cënojnë sigurinë kombëtare atëherë për çfarë shërben kjo masë, veçse për të mbrojtur alibitë e Edi Ramës? 

©Lapsi.al 

 

 



17 Comments

    1. Do i ngreje dhe do ja vendosi liderit global ne koke si kurore, me kete rast do zhvillohen edhe ceremonite perkatese

  1. Sulmet e hakerave, natyrisht sa keqdashese, aq edhe diskretutuese per Shqiperine, duhet ta kishin angazhuar ne hetime Prokurorine dhe Njesine e Krimit Kibernetik qysh me 2021, kur ato u shfaqen.

    Por Drejtesia e re ka pune vetem me shqiptaret, me opoziten, me paprekshmerine e KM, ndaj pas nje viti i ka mbetur thjesht te beje xhandarin e te kercenoje mediat per “sekretet” e publikuara ne internet.

    Ka ardhur koha te tregoje se cfare ka bere ne kete drejtim, se jo gjithmone aleatet e Microsoft do te merren me ne, si te ishim qendra e botes.

  2. E pastaj cka ketu, a se pame keshtu dhe Km tone , dikur doli ai lakuriq me gruan e tij ,tani nxjer dhe shtetin me qytetaret e tij lakuriq. Pra jemi shoqeri dhe shtet “NUDIST”.

    1. Shteti yne eshte me ate mikun ne b*the, keta duan t’i veshin breket. T’i ngresh breket nje shteti te tille, do te thote ta lesh te perdridhet dhe te bertase nga dhimbja e atij mikit qe vepron si turjele…

    2. Kjo eshte te kete Rama dy bytha nje ta mbaj per te dhjere dhe tjetren per tu qi….r.
      Ja vjedhin te dhenat,ben si gangester se sulmi u zbraps me vendosmeri dhe tani thote ndalohet botimi i sekreteve.
      O qirje rama nje shtet qe i vidhen sekretet ,nuk eshte ne gjendje ti ruaj edhe pse ka harxhuar mbi 190 milion euro ju kerkon medias mos i publikoni,po jep doreheqjen o Palikari.
      Por ka nje gje te sigurt keto info do perdoren si presione nga patronazhistet ne zgjedhjet e ardheshme dhe justifikimi do jete i kemi gjet gati nga iranianet😂😂😂🤮🤮🤮

  3. Pa brekë ka qenë shteti që më 2013 kur Rama e zhveshi nga profesionistët dhe vendosi militantët, patronazhistet të gjithë kriminela e trafikantë.Dhe këto gjoja hakerime gjoja vepër e shtetit lakuriq është.

  4. Ke te drejte o Gimi per patronazhistat e servilet qe jane sot perfaqesuesit e shtetit.
    Por, edhe ai shteti qe ishte para2013, po njesoj me servila e zagare te pa afte partie ishte.

    1. Ai i pari kishte 80 mije “te paafte”, po ky aktuali qe i ka bere 240 “experta ne like facebook-u”, si i behet?

  5. Ajo që nuk kuptohet, është fakti se pse Sali Berisha e bëri këtë “Foltore” online.

    Se mirë në SHBA nuk udhëton dot, pasi e kanë shpallur “non grata”, ndaj dhe u detyrua ta mbajë “Foltoren” e tij online, po në Itali pse nuk shkoi fizikisht, kur me avion shkon më shpejt se në Pukë?

    1. O rrote k*ri i ores 20:30, ty te kane vjedhur gjithe te dhenat e shtetit dhe t’i kane nxjerre ne treg nje dekade pasi Berisha ka ikur nga pushteti, ti akoma merresh me Berishen. Rri rehat o zagar patronazhist se po te nxjerrin edhe emrin tend ndokund e po te shklyen turma. Ndoshta edhe shpeton, por bythen do ta bejne si tunel ku strehohen avionet.

  6. E gjithë kjo më kujton përrallën e kopshtit të Edenit me Adamin dhe Evën, pra vetëm kur hëngrën mollën e kuptuan që ishin lakuriq dhe kishin turp, dhe u mbuluan me gjethe fiku. Kurse me hakerimin, pasi i ranë brekët shtetit, përdorin kërcënimet e prokurorisë ndaj medias si gjethe fiku për turpin. Por në fakt shteti lakuriq ka qënë gjithmonë që kur të dhënat e eAlbanias i përdorën patronazhistët. Pra brekët e shtetit ishin tanga transparente. Dhe kur i ulën hacketat iranianë, Rama tha nuk ka ndodhur asgjë me rëndësi, nuk u fshi asgjë. Normale se e dinte ça sistemi sigurie leshi kishte ngritur. Brekët mund të binin kurdo. Problemi është te NATO. Mirë atëherë na futën kot në Nato, pa pasur standarte, thjesht për çështje gjeopolitike strategjike, por pse e lënë shtetin shqiptar me brekë nëpër këmbë dhe nuk i vënë kushte, që të ketë standartet e duhura?!

    1. Po pra, por pyetja është kush e la portën e Edenit hapur që hyri Djalli “dhe i nxorri lakuriq” Adamin dhe Evën”? Ose kush e la hapur portën për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë?

      1. Pergjigja eshte e thjeshte. Kujto ata qente e emergjencave civile qe shpenzonin nje milion dollare ne vit per ushqim, nderkohe qe ata nuk ekzistonin fare. Jane dhene 190 milione euro per mbrojtje kibernetike, maksimumi jane perdorur vetem 190 mije euro per qellimin e mesiperm. Tepricen prej 189 milione e 810 mije euro, e ka ndare qeveria ku kuptohet se kush e ka marre pjesen e luanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *