• |
ide | kryesore

Tërmeti në Meksikë, konfirmohet viktima e parë

-Instant, Lajme, Planet
termeti në Meksike



Të paktën një person është konfirmuar i vdekur nga tërmeti i magnitudës 7,7 që shkundi Meksikën të hënën. Tërmeti ra në orën 13:05 me orën lokale. Lëkundjet filluan afër qytetit të La Placita de Morelos në shtetin e Michoacán, në një thellësi prej 15 km.

Kjo periudhë ishte fiks 1 orë pasi miliona meksikanë u bënë pjesë e një stërvitje kombëtare 2022 për t’i shpëtuar dëmeve të tërmetit. Kjo mori ushtrimesh konsistonte në evakuimin e ndërtesave në rast se vendi lëkundet nga një tërmet.

Ironikisht miliona vetë braktisën shtëpitë e punën duke dalë në rrugë. Mësohet se nga tërmeti humbi jetën 1 person. Ndërkohë shkatërrimi nga lëkundjet e forta nuk ishte i madh.

Shërbimi sizmologjik kombëtar i Meksikës tha fillimisht se tërmeti ishte i magnitudës 7,4. Në 4 zona ai u rrit në magnitudë 7,7. Në Kolima, Michoacan, Jasico dhe Guerrero, të gjitha vende që shtrihen përgjatë Paqësorit, paralajmëruan për cunami, pas tërmetit. Deri në fund të javës, në 5 shtete, shkollat janë mbyllur dhe do të rihapen pas rindërtimit të godinave të dëmtuara.

Tërmeti që ndodhi saktësisht pesë vjet më parë vrau 370 njerëz dhe shkaktoi dëme të mëdha në të gjithë qendrën dhe jugun e vendit. Një tërmet i mëparshëm në të njëjtën ditë në 1985 vrau rreth 5000 njerëz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *