• |
ide | kryesore

Uzuni humb Izraelin, shpresohet për Islandën: Kombëtarja kompleton të gjithë grupin

-Instant, F1, Sport, Video
Uzuni



Myrto Uzuni me shumë mundësi nuk do të jetë gati për Izraelin. Sulmuesi i Granada, për të dytën ditë radhazi nuk është stërvitur me grupin. Safi mjekësor më tepër shpreson ta ketë kundër Islandës në 27 shtator. Uzuni ka vijuar një seancë individuale, me një nga trajnerët e përgatitjes atletike, duke vijuar rekuperimin nga dëmtimi.

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë të martë seancën e radhës stërvitore. Nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit të tij kanë qenë të gjithë lojtarët e ftuar për dy sfidat e Ligës së Kombeve. Ekipi ka zhvilluar një seancë të plotë të kombinuar mes ushtrimeve fizike dhe atyre taktike. Atmosfera në grup është shumë e mirë dhe lojtarët janë në gjendje fizike optimale para kësaj sfide.

Lexo më tej: Gjashtë ditë për Izraelin e tre për Islandën: ja programi stërvitor i skuadrës kuqezi

Pjesë e grupit ka qenë sot sërish sulmuesi i ri Eljon Toçi, i cili po stërvitet prej dy ditësh me Kombëtaren A. Kuqezinjtë do të vazhdojnë përgatitjet ne Durrës deri të premten, kur do të nisen për në Tel Aviv. Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë atje seancën stërvitore zyrtare. Stërvitja do të bëhet në stadiumin ku të shtunën në mbrëmje do të luhet edhe ndeshja vendimtare e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit.

https://youtu.be/by8m3-fiH5k



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *