• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni golin e pabesueshëm të CR7 në nxemje: fluturimthi me finte

-Instant, Sport, Video
CR7



Klasi nuk humbet kurrë, edhe nëse ke mbushur 37 vjeç dhe nuk je më titullar. Një futbollist i kalibrit të Cristiano Ronaldo ndoshta nuk do ta humbasë kurrë prekjen magjike, edhe kur të jetë 70 vjeç. CR7, gjatë nxemjes para ndeshjes së Europa League kundër Sheriff Tiraspol, tregoi edhe një herë teknikën e tij të pafund. Portugezi shënoi një gol fluturimthi me finte, me një natyrshmëri absolute, që u bë menjëherë viral.

Të enjten e kaluar Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të parë këtë sezon kur realizoi penalltinë e 2-0. Ky ishte edhe i pari në Europa League në karrierën e tij. Por momenti më i paharrueshëm i mbrëmjes së CR7 erdhi para fillimit të ndeshjes. Teksa bënte stërvitjet e zakonshme të nxemjes, sulmuesi portugez në vend që të tentonte një goditje të parëndësishme, e pa të arsyeshme të realizonte një finte fluturimthi. Rezultati? Topi praktikisht në kryqëzimin e shtyllave për një gol fantastik.

Lexo më tej: Video/ Lazio turpërohet në Danimarkë: në Tiraspol ‘sherifi’ është Ronaldo

Videoja e magjisë së CR7, e publikuar pak ditë pas ndeshjes, u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale. Tifozët e 5 herë Topit të Artë kanë theksuar faktin se nuk është hera e parë që sulmuesi bën diçka të ngjashme. Në fakt, portugezi shënoi njësoj në vjeshtën e vitit 2016, gjatë grumbullimit të parë të kombëtares portugeze pas fitores në Kampionatin Evropian. Sprinti dhe gjendja fizike mund të mos jenë më ato që ishin, por klasi ka mbetur i paprekur.

https://youtu.be/t59j6Dfxx4I



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *