• |
ide | kryesore

Xhavit Haliti: Si i kam mësuar planet për ekzekutimin tim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
xhavit haliti



Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur në lidhje me planin për ekzekutimin e tij. Lajmi u zbulua pas hakimit të e-mailit të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

I ftuar në Euronews Albania, Haliti është shprehur se nuk ka përfituar asnjë mbrojtje nga institucionet. Ai tha se ka pasur dijeni se ka qenë i rrezikuar, por i dinte të gjitha detajet. Haliti tha se kjo mund të bëhej për të krijuar një situatë kaotike në Kosovë.

“Detajet që janë përshkruar në ato dokumente unë nuk i kam ditur. Me siguri kanë qenë sekret i Policisë së Shtetit. Unë kam pasur informacion që po përgatitet diçka, që jam i rrezikuar. Informacionin ma ka dhënë Policia e Kosovës.

Nuk i kam ditur detajet. Kush është? Çfarë qëllimesh kanë? Nuk e kam ditur edhe për dy të tjerët të cilët e kishin bërë planin. Policia më ka kontaktuar në telefon. Ditën e parë nuk kam dalë në takim sepse kam qenë në Pejë.

Kur kam ardhur këtu, kanë ardhur dy oficerë. Nuk e di të kujt dikaster. Më kanë njoftuar se kemi informacione se po përgatitet diçka kundër jush. Jeni të rrezikuar.

LEXO EDHE:  Ne do i themi “JO” urdhërit të prokurorisë

Për mua ka qenë pak si qesharake, sepse nëse dikush të afrohet, nuk ke kohë për të lajmëruar askënd. Kaq kam ditur. Nuk më kanë ofruar mbrojtje dhe nuk më kanë thënë a ke nevojë.

Mendoj që është një plan i ngjashëm me atë projektin që e kanë bërë atëherë kundër lëvizjes në Perëndim, kundër aktivistëve, edhe për t’i kompromentuar edhe për t’i goditur dhe për të futur një konflikt mes organizatave dhe grupimeve, të cilat realisht nuk ishin së bashku.

Më shumë është për të krijuar një situatë kaotike në Kosovë. Megjithatë, nuk jam i sigurt se kush mund të qëndrojë prapa kësaj” – rrëfen Haliti.

Nga dokumentet e zbuluara u mësuan detaje edhe se si është është tentuar vrasja e ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Shtetit i kanë rënë brekët, prokuroria kërkon që ti’a ngrejë



1 Comment

  1. Nje pyetje per atentatet e munguara:
    Pse u terhoqen urdheruesit e tyre?!

    Jo cdo informacion eshte me vlere dhe i sakte. Une besoj se ne rrezik ka qene dhe mbetet vetem Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *