• |
ide | kryesore

Adam Levine dhe modelja shihen në publik pas akuzave për tradhëti

-Instant, Paparazzi, Slider



Adam Levine dhe Behati Prinsloo u panë së bashku për herë të parë mes akuzave se ai e ka tradhëtuar. Në fotot e marra nga Daily Mail  dyshja u fotografuan duke marrë dy fëmijët e tyre nga shkolla në Montecito, Kaliforni.

Këngëtari i Maroon 5, u përfol së fundmi në media pasi tre modele deklaruan se kanë patur lidhje me të .Sumner Stroh ishte e para që doli publikisht, duke i thënë ekskluzivisht Page Six se lidhja e saj e me Levine – zgjati “rreth një vit”. Ajo tregoi se romanca nisi kur modelja “mbaroi kolegjin në 2021”.Në një video virale të TikTok, Stroh zbuloi  gjithashtu mesazhet me Adam.

Në një nga mesazhet thuhej: “Është vërtet joreale se sa mbresëlënës je. Ma more mendjen.”

Prezantuesi i “The Voice” – i cili ka qenë i martuar me Prinsloo që nga viti 2014 i  adresoi akuzat. Por, ai mohoi lidhjen dhe pranoi se kishte kapërcyer kufirin.

“Kam përdorur gjykim të dobët duke folur me dikë tjetër përveç gruas sime në çdo lloj mënyre flirtuese,” shkroi Adam Levine në një deklaratë në Instagram të martën.

“Nuk kam pasur lidhje , megjithatë e kalova kufirin në një periudhë të dhimbshme të jetës sime.  Unë e kam adresuar këtë. Kam ndërmarrë hapa për ta kaluar këtë situatë me familjen time.”

“Të isha kaq naiv dhe aq budalla sa të rrezikoja të vetmen gjë që ka vërtet rëndësi për mua, ishte gabimi më i madh që mund të bëja ndonjëherë. Nuk do ta bëj më kurrë. Unë marr përgjegjësinë e plotë. Do ta kalojmë së bashku”, përfundoi ai.

Prinsloo, e cila aktualisht është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë ende nuk ka komentuar publikisht mbi akuzat. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *