• |
ide | kryesore

Arrestohet 43-vjeçari që theu arrestin e shtëpisë për të vjedhur në një dyqan

-Instant, Lajme, Të fundit
Vjedhje, polici



Një 43-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Sarandë, pasi akuzohet se ka vjedhur para dhe bizhuteri në një dyqan. Sipas uniformave blu është arrestuar I. D., 43 vjeç. Për të kryen vjedhjen ai kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. 43-vjeçari ishte i dënuar me masën “arrest shtëpie” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Mas arrestimit ai do të gjykohet edhe për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja”.

Njoftimi i policisë:
Vodhi një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja”.

Të ngjashme: Arrestohet “skifteri” i Sarandës, zbardhen vjedhjet që kishte kryer

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri, në dyqanin, në lagjen nr.4, Sarandë. Pas verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, duke dalë jashtë banesës.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.’- thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *