• |
ide | kryesore

Behati Prinsloo, e lënduar nga tradhëtia e Adam Levine

-Instant, Paparazzi, Slider



Behati Prinsloo thuhet se është “shumë e mërzitur” nga tradhëtia e Adam Levine. Të martën, artisti mohoi se kishte patur lidhje me dikë. Ai deklaroi se “kapërceu kufirin” duke u përfshirë në biseda “flirti”.

“Ai pranoi se është treguar jobesnik,” i tha People një burim i afërt me modelen. “Ai pranoi se ishte sjellur si idiot. Megjithatë ajo është ende shumë e lënduar.”

Insajderi pretendoi se Prinsloo është “100 për qind e përkushtuar ndaj familjes së saj” dhe shtoi se Levine “është shumë i kuptueshëm për ndjenjat e saj”.”Adam po përpiqet më të mirën për t’i përmirësuar gjërat,” shtoi burimi. “Ai nuk dëshiron një divorc.”

Në deklaratën e tij në Instagram Story , këngëtari i Maroon 5, 43, pranoi se  “përdori gjykim të dobët për të folur me dikë tjetër përveç gruasë tij në cdo lloj mënyre flirtuese”, por nuk përmendi emra. “Unë nuk kam pasur një lidhje, megjithatë, kam kaluar kufirin gjatë një periudhe të penduar të jetës sime,” shkroi Adam, duke pranuar se ndërveprimet e tij “në raste të caktuara” ishin “të papërshtatshme”. “Unë e kam adresuar këtë dhe kam ndërmarrë hapa për ta kaluar këtë me familjen time,” pohoi Levine.

Postimi  erdhi një ditë pasi modelja Sumner Stroh, në një video në TikTok  zbuloi se kishte patur një romancë me muzikantin. 23-vjeçarja pohoi për Page Six se marrëdhënia e saj e supozuar me Levine  ndodhi “vitin e kaluar”. Ajo tregoi se gjithcka nisi pasi mbaroi kolegjin dhe kishte patur kontakt fizik.

Adam dhe Behati janë të martuar që nga viti 2014. Ata kanë dy vajza Dusty Rose, 5 vjeç dhe Gio Grace, 4. Aktualisht janë në pritje të një djali. Sipas Stroh, këngëtari kohët e fundit u kthye në jetën e saj për ti treguar se do e emëronte djalin e tij të ardhshëm pas saj./ Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *