• |
ide | kryesore

Berisha: Rama e di ku është Ervis Martinaj

-Instant, Arkiva



Gjatë fjalës së tij në grupin parlamentar, kreu i PD-së Sali Berisha ka folur sërish për lojërat e fatit dhe zhdukjen e Ervis Martinaj. Ai tha se kryeministri ka dijeni ku është Martinaj. 

Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është. E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmen i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i lojërave të fatit. Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në gjashtë copa në prokurori. Do thoni ju, nuk e tha Fuga, por e thanë Fugat e tij.  Po kjo çfarë prokurorie është që thuhet se mban një trup me gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim? Sepse kontrollohet nga Rama. Nëse është në gjashtë copa, familja njoftohet. Është kod shekullor”, deklaroi Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *