• |
ide | kryesore

Dalin pamjet, shfaqja e fundit në publik e Ervis Martinajt (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë publikuar pamjet kur i shumëkërkuari Ervis Martinaj është shfaqur për herë të fundit në publik. Prej disa kohësh ai rezulton i zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për të.

Pamjet janë publikuar nga emisioni “Në Shënjestër” në News24, ku shihet Ervis Martinaj i veshur me bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza dhe dy persona të tjerë që e shoqëronin. Njëri është efektivi Jeton Lami dhe personi tjetër është mikesha e të shumëkërkuarit Martinaj.

Ervis Martinaj është filmuar nga kamerat e sigurisë të një hoteli luksoz në Durrës mbrëmjen e 5 gushtit, pesë ditë para se të denoncohej zhdukja e tij.

“Më pas silueta e mbretit të kumarit është shfaqur në një tjetër kamera sigurie në kryeqytet, në pallatin ku banon edhe Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë” , thotë gazetarja Klodiana Lala, duke theksuar se pallati ku ai doli për herë të fundit ishte i rrethuar nga forcat e Gardës së Republikës.

Autoritetet nuk e kanë ende një përgjigje për fatin e babait të 4 fëmijëve të mitur, ndërsa kryeministri Edi Rama ka theksuar së fundmi se e kanë një përgjigje për këtë çështje, por duhet mbështetur në prova.

Por ai nuk ka saktësuar nëse i shumëkërkuari e ka inskenuar ngjarjen apo është rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët e shumtë./ News24

https://www.youtube.com/watch?v=k8yo9Aq2ihM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *