• |
ide | kryesore

Del dëshmia e Endrit Dokles në polici pas akuzave të familjarëve të Ervis Martinajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
dokle-martinaj



I pari që u mor në pyetje nga hetuesit për zhdukjen e Ervis Martinajt ishte babai i tij, Mustafa Martinaj. Ai tha se kishte humbur kontaktet me të birin, natën kur në telefonin e vëllait të tij Faikut, kishte mbërritur një mesazh nga Dubai.

Atë e niste “një mik që u donte të mirën”. Por babai i Ervis Martinaj nuk thotë në ç’mënyrë i mbante kontaktet me të birin, e shpallur në kërkim. Për zhdukjen ai akuzon në polici, Endrit Doklen dhe Nuredin Dumanin.

“Herën e fundit me Ervisin ka kontaktuar një njeri i afërt. Kontaktet me djalin i kam humbur më datë 9 gusht ora 19:30. Pas kësaj ore, ai nuk ka qenë në linjë. Zhdukja e tij sipas mendimit tim i takon orës 19:30 deri në orën 22:00 të datës 9 gusht 2022. Nuk kam asnjë dijeni për vendin dhe njerëzit që kanë marrë pjesë në rrëmbimin e tij. I afërmi që ka kontaktuar djalin nuk ndodhet në Shqipëri dhe mesa kam dijeni Ervisi nuk ka numër shqiptar.

Zanafilla e kësaj ngjarje lidhet me shpalljen e Ervisit në kërkim për krime të trilluara nga Nuredin Dumani. Sqaroj se ndërprerjen e komunikimit dhe të zhdukjes së djalit i kam marrë vesh nga i afërmi im i cili jeton jashtë shtetit. Dyshoj se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale” – ka thënë para hetuesve Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj.

LEXO EDHE: Dëshmia e Dumanit: Nuk doja t’a vrisja Doklen, por t’i merrja 500 mijë euro Martinajt

Familjarët e Ervis Martinaj, nuk japin më shumë shpjegime për jetën që ai bënte. Një ndër këto dyshime lidhet edhe me hasmëritë që Ervis Martinaj kishte krijuar.

“Unë dyshoj se zhdukja e nipit tim Ervis Martinaj ka lidhje me grupe kriminale dhe individë që i ka përfshirë Nuredin Dumani. Në këtë histori është edhe Indrit Dokle. Ai mund te ketë organizuar gjithçka lidhur me zhdukjen e nipit” – ka thënë para hetuesve Faik Martinaj, xhaxhai i Ervis Martinaj.

Dëshmia e Endrit Dokles

Mbështetur në dëshmitë e familjarëve grupi hetues mori në pyetje edhe Endrit Doklen. Ky person doli edhe në dëshminë e Nuredin Dumanit që tha se ka qenë objektiv i shënjestrës së Martinajt. Por Dokle, ashtu siç pritej, mohoi të kishte lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Dhe po kështu nuk kam asnjë konflikt me Ervis Martinaj” – është shprehur Dokle.

Sipas dosjes hetimore shfaqja e fundit publike e Martinaj, daton të jetë më 9 gusht në Tiranë. Kjo në ambientet e një qendre tregtare pranë Zogut të Zi. Vetëm disa ditë pasi ai ishte parë të lëvizte i lirë në Durrës.

Nga data 9 gusht, kur ai shfaqet në Tiranë dhe deri më 10 gusht që përkon me kallëzimin për zhdukjen e tij, nuk ka më asnjë shenjë.

Për fatin e një personazhi jo të zakontë, të ashtëquajtur “Mbreti shqiptar i lojërave të Fatit”, nga data 11 gusht prokuroria ka regjistruar edhe një vepër penale për “rrëmbim personi”.

Në të gjithë këtë histori, ato që nuk kishin si të mungonin, janë padyshim, teoritë konspirative. Një ndër to është edhe ekzistenca e një video, në pamjes e së cilës shfaqet trupi i copëtuar i Ervis Martinaj.
Një video që thuhet se qarkullon dorë më dorë, por që askush deri më sot nuk e ka parë. As vetë autoritetet ligjzbatuese që mund të konfirmonin vërtetësinë e saj. /Marrë me shkurtime nga BW 



2 Comments

  1. drejtësia e vjetër nuk guxoi as ta thërriste si dëshmitar për vrasjet e 21 janarit, edhe pse ai mburrej ekraneve se i vrau 3 dhe mund të vriste dhe 3000.

    Nuk e thirri as kur ngrefosej si gjel se do vriste dhe Edi Ramën me snajper. Nuk e thirri pse fshiu serverin e Kryeministrisë duke prishur provat, dhe as kur kundërshtoi dorëzimin e gardistëve të dyshuar si vrasës për hetim.

  2. Po mire mer komentues pa emer njeriu a kafshe te cdo lloji por me tru kari, ca lidhje ka komenti yt me lajmin ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *