• |
ide | kryesore

Fatmir Mediu sot në SPAK, çfarë duhet të dini

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
mediu



Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka shkuar sot në SPAK. Mësohet se Mediu është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit ‘Partizani’. Mediu është thirrur si deklarues për çështjen e privatizimit të godinës, ndërsa akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’.

Ish-ministri u paraqit në SPAK në orën 10:00 për të dhënë shpjegime para prokurores Enkeleda Millonai mbi procedurat për privatizimin e ish-kompleksit. Prokurorja urdhëroi paraqitjen e detyrueshme të Mediut. Qëllimi ishte që Mediu të jepte të dhëna të dobishme për këto hetime. Sipas prokurores, nëse ish-ministri nuk do të paraqitej, ai do duhej të shoqërohej në mënyrë të detyrueshme nga policia për të dhënë sqarime.

Prokuroria po kryen hetime mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ai ka kallëzuar disa zyrtare dhe ish-zyrtarë. Mes tyre është Sali Berisha, Arben Imami dhe Jamarbër Maltezi. Balla i ka akuzuar se përmes shkeljeve kanë privatizuar kompleksin. Më herët është paraqitur Balla, ku ai thuhet se ka dhënë prova të reja, për atë që ai e ka quajtur skandal.

Për rreth 2 orë kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është marrë në pyetje nga SPAK sot.

 

Mediu nuk pranoi të japë të dhëna rreth deklarimeve të tij para hetuesve. Mediu deklaroi se është i detyruar të ruajë sekretin hetimor.

“U ftova për të dhënë një dëshmi si person që kam dijeni rreth një çështje që është interes i SPAK. Duhet të ruajë konfidencën e dëshmisë së dhënë. Çfarë lidhje ka shpërdorimi i detyrës në cilësinë e atij që unë jam ftuar në SPAK”. Kështu u shpreh Mediu teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me deklarimet e tij dhe nëse ka shpërdoruar apo jo detyrën gjatë kohës kur ka qenë ministër i Mbrojtjes. ©Lapsi.al 



1 Comment

  1. Shoqatë që u ngrit pikërisht me fonde të këtyre biznesmenëve për të ndihmuar fëmijët autikë, por që në fakt, nëse shkon atje, duhet të paguash më shumë se kudo tjetër.

    Tjetër grua që të mbahet mend për sukses nga ajo kohë, nuk na vjen ndërmend.

    A po, kur po largohej filloi të promovohej edhe Armina, po ajo e shkreta u mjaftua veç me një dyqan brekësh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *