• |
ide | kryesore

George Clooney dhe Brad Pitt ribashkohen për Ocean’s 14

-Instant, Paparazzi, Slider



George Clooney, Brad Pitt dhe Matt Damon do të ribashkohen për një tjetër pjesë të ekskluzivitetit të Ocean’s.

Një burim u shpreh për The Sun : “Aludimet  për një film me George, Brad dhe Matt kanë qarkulluar për vite me radhë, por me oraret e tyre të mbushura  thjesht nuk ishte e mundur. “Më në fund ekipi  është mbledhur në një përpjekje për ta bërë atë një sukses të madh dhe aktorët menduan se do të ishte kënaqësi të merrnin pjesë.”

I lëshuar në vitin 2001, filmi fitoi 450 milionë dollarë në arkë. Ai u pasua nga dy vazhdime, të 2004-ës Ocean’s Twelve dhe Ocean’s Thirteen në 2007. Në vitin 2018, filmi frymëzoi spin-off-in e Ocean’s Eight me fitueset e Oskarit Sandra Bullock dhe Cate Blanchett. Më parë, Don Cheadle, i cili luan Basher Tarr në filma, foli se  planet për të bërë një Ocean’s 14 u shkatërruan pas ndarjes nga jeta të Bernie Mac. Cheadle tha: “Ne po flisnim për këtë. Por pas vd3kjes së Berne ne ishim si: “Jo, ne nuk duam ta bëjmë atë”.

Edhe pse vazhdimi u vendos në pauzë , Damon shprehu interes për një film tjetër vitin e kaluar. Mirëpo, ai deklaroi se e ardhmja e ekskluzivitetit varet nga regjisori, Steven Soderbergh. /Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *