• |
ide | kryesore

Kapet 46 kg kokainë mes bananeve në portin e Pireut (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një tjetër sasi e konsiderueshme kokaine është zbuluar nga inspektorët e Doganës në portin e Pireut.


Duke përdorur programin special të analizës së rrezikut dhe softuerin e zbulimit të ngarkesave të dyshimta, ata identifikuan një kontenier, me origjinë nga Ekuadori, me një ngarkesë të deklaruar “banane”. Aty, në makinerinë ftohëse, mjeti vetëlëvizës me rreze X ka gjetur një lëndë organike të dyshimtë. U konstatua se aty ndodheshin 40 pako kokainë, me peshë totale 46 kilogramë.


Kontejneri vinte nga porti i Guayaquil, në Ekuador dhe kishte Selanikun si destinacion përfundimtar. Vlera e sasisë së kokainës llogaritet në 1.92 milionë euro. Droga u sekuestrua dhe i kaloi Autoritetit Portual të Pireut, i cili po kryen hetimet paraprake.


1 Comment

  1. Me siguri,do e kete zbuluar agjenti i gazetarise investiditutive ,Artitan Hoxha!Per kete ai kishte shkuar edhe ne Ekuador,ku kish takuar edhe (sic e tha edhe vete,prej andej) ,cubat e kokaines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.