• |
ide | kryesore

Lionel Messi qau kur u largua, por e vërteta është ndryshe: zbulohen kushtet që i kishte vendosur Barcelonës

-Instant, Sport
Lionel



Kanë kaluar dy vite nga mungesa e akordit për rinovimin e kontratës mes Lionel Messi dhe Barcelonës. E ka kaluar më shumë se një nga kalimi i tij me parametër zero te Paris Saint Germain. Megjithatë, çështja po rikthehet të krijojë debat në Spanjë, pasi gazeta El Mundo zbuloi të gjitha kushtet që kampioni argjentinas i kishte vendosur Blaugranave për rinovimin. Mes tyre, një maxi bonus nënshkrimi prej 10 milionë euro, një lozhë e rezervuar në Camp Nou për familjen e tij dhe atë të Luis Suarez (në atë kohë ende në skuadër), një fluturim privat në Argjentinë për të gjithë familjen për periudhën e Krishtlindjeve dhe shumë më tepër.

El Mundo pretendon se ka pasur akses në email dhe shkëmbime dokumentesh midis Jorge Messi (babai i Pleshtit), avokatëve të familjes, atyre të klubit dhe ish-presidentit Bartomeu. Kushtet përcaktohen si “brutale” dhe janë renditur në detaje:

– Kontratë me skadencë më 30 qershor 2023 me mundësi vazhdimi të njëanshme nga lojtari;
– 20% ulje e pagës në 2020/21, rikuperim 10% në 2021/22 dhe 10% të tjera në 2022/23, me interes vjetor 3%;
– Pagesa e shpërblimeve të besnikërisë ende në pritje të arkëtimit me interes;
– Lozha private për familjet Messi dhe Suarez;
– Fluturim privat për në Argjentinë në Krishtlindje për të gjithë familjen Messi;
– Pagesa e shumave të shtyra në sezonin 2020/21 plus interesat në rast të zgjidhjes së kontratës;
– Bonus prej 10 milionë euro për firmën në kontratë;
– Rritja e pagës në rast të rritjes së taksave;
– Ulja e klauzolës së zgjidhjes deri në 10 mijë euro;
– Rinovimi i kontratës së Pepe Costa (bashkëpunëtor i klubit, i cili është bërë thuajse asistent personal i Messit ndër vite);
– Angazhimi i klubit për t’i paguar Rodrigo Messit (vëllai i Pleshtit) të gjitha komisionet që i detyroheshin.

Pjesa tjetër është histori. Marrëveshja nuk u arrit kurrë dhe Messi u largua nga Barcelona kur skadoi kontrata, pas më shumë se 20 vitesh në klubin blaugrana. Lamtumira zyrtare u bë më 8 gusht 2021, në një konferencë për shtyp të shënjuar nga lotët e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *