• |
ide | kryesore

Liverani, dramë për trajnerin e Cagliari: ndahet nga jeta bashkëshortja Federica

-Instant, Sport
Liverani



Një dhimbje shumë e rëndë goditi trajnerin e Cagliarit, Fabio Liverani. Bashkëshortja e tij Federica, e cila ishte e sëmurë prej disa kohësh, është ndarë nga jeta. Të dy ishin njohur që fëmijë. “Cagliari Calcio i bashkohet dhimbjes së teknikut Liverani për humbjen e Federica, nënë e fëmijëve të adhurueshëm Mattia dhe Lucrezia. Për ta shkon përqafimi i familjes kuqeblu”, ishte mesazhi i ngushëllimit i klubit sard.

“U.S. Lecce i shpreh ngushëllimet më të thella teknikut Fabio Liverani për humbjen e parakohshme të bashkëshortes së tij të dashur dhe përqafon fëmijët e tij Mattia dhe Lucrezia, duke marrë pjesë në dhimbjen e madhe për humbjen e nënës së tyre të dashur”, thuhet në tweet-in e Lecce, klub të cilin ish-mesfushori i Lazios dhe Fiorentinës e ka stërvitur nga viti 2017 deri në vitin 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *