• |
ide | kryesore

Luis Enrique bën gjetjen e re: Spanja stërvitet me walkie-talkie

-Instant, Sport
Luis Enrique



Si trajner i kombëtares spanjolle dhe trajner i Barcelonës, Luis Enrique i ka mësuar të gjithë me rezultate të rëndësishme. Por edhe me metoda dhe zgjedhje shpeshherë inovative të komunikimit. Pak ditë më parë ai lajmëroi ftesat për impenjimet e kombëtares në Ligën e Kombeve me një ngjitje në biçikletë. E tani nga llogaria e Federatës Spanjolle të Futbollit në Twitter ka ardhur idea e fundit e teknikut. Për të qenë të saktë, bëhet fjalë për walkie-talkie të ngjitura në shpinën e lojtarëve për të folur drejtpërdrejt me ta gjatë stërvitjes.

Lexo më tej: Luis Enrique dhe selfie analitik bëhet virale: “Po përgatitemi sa më mirë”

Një metodë ndryshe për të vëzhguar lëvizjet nga një pozicion më larg fushës e për të lehtësuar komunikimin me lojtarët. Si dhe për të shpjeguar në kohë reale se çfarë kërkon ai prej tyre pa pasur nevojë të ndërpresë vazhdimisht seancën. “Nuk jam mësuar të shprehem me zë të ulët me njerëz kaq larg”, tha me ironi Luis Enrique. Tekniku sigurisht shpreson të mos e ngrejë zërin shumë, duke përdorur walkie-talkie për të folur me lojtarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *