• |
ide | kryesore

Mbledhja e grupit të PD, Berishës i shtohet edhe një deputet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
grupit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur sot mbledhjen e grupit parlamentar me deputetët që i janë bashkuar atij deri tani. Sot ra në sy që këtij grupimi i është bashkuar edhe Zef Hila.

Ish-kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës ishte thirrur në SPAK mëngjesin e sotëm dhe pasi u pyet nga prokurorët, shkoi në selinë e PD-së për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Berisha.

Lexo më tej: Berisha për rrëzimin e TIMS: Është tronditëse, në pikat kufitare qarkullon lirshëm çdokush 

Në këtë mbledhje të grupit sot ishin të pranishëm 17 deputetë ndërkohë që mungonte Tritan Shehu.

Në të njëjtën kohë nuk ishin të pranishëm as Xhelal Mziu dhe Tomor Alizoti, të cilët janë futur në grupet e punës së ngritur nga PD-ja për përgatitjen e zgjedhjeve lokale.

Deputetët e pranishëm 

Sali Berisha

Albana Vokshi

Belind Këlliçi

Edi Paloka

Flamur Noka

Isuf Çela

Luan Baçi

Luçiano Boçi

Bujar Leskaj

Kasem Mahmutaj

Sorina Koti

Oerd Bylykbashi

Edmond Spaho

Ina Zhupa

Zef Hila

Agron Shehaj

Elda Hoti

Mungon 

Tritan Shehu

Lexo më tej: Berisha: Rama dhe Baton Haxhiu e dinë ku është Ervis Martinaj 



3 Comments

  1. cfare fitore e madhe hahahahahHIHIHIHIHI….Dordoleci i vucidoleit ka marre fund dhe eshte nje i vdekur i pakallur

  2. çdo njeri që ka probleme me SPAK, do strehohet tek Berisha.

    Veçse ai ka probleme për vete dhe nuk i dihet si përfundon, duke qenë se do thirret si dëshmitar për grabitjen e pronave të kompleksit të Partizanit, me firmë të tij.Deputeti hallexhi shkon te spiuni salih metaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *