• |
ide | kryesore

Mblidhet Komisioni i Ligjeve për hapjen e dosjeve/ Alibeaj: Të mos përdoret për luftë politike

-Instant, Lajme, Të fundit
Komisioni i Ligjeve



Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot për diskutimin e dy nismave të deputetëve për deklasifikimin e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimit të certifikatave të pastërtisë për personat që kandidojnë në institucionet kushtetuese. PD-ja përmes Enkelejd Alibeajt prezantoi në Komisionin e Ligjeve amendamentet për projektligjin “Për informacionin të klasifikuar “sekret shtetëror”, që do të çonte në hapjen e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit.

Alibeaj theksoi rëndësinë e deklasifikimit të dokumenteve që njihet ndryshe hapja e dosjeve. Sipas tij kjo do të mundësonte qytetarëve shqiptarë që të njihen me të vërtetën mbi të shkuarën. Deputeti demokrat kërkoi që ky ligj të mos shndërrohet në një luftë politike, por si mjet i nevojshme për të cilin shoqëria shqiptare ka nevojë.

Deklarata e Alibeaj:

Historia ka provuar se shqiptarët nuk janë hakmarrës. Ajo pjesë që ka pësuar që ka vuajtur a treguar se nuk janë hakmarrës. Nuk kanë urrejtje, kane vetëm një kërkesë; të drejtën për të njohur të vërtetën se çfarë ka ndodhur. Është detyrimi ynë që si ligjvënës që të ndërtojmë mekanizma ligjorë të nevojshme, për atë që ne përfaqësojmë.

Duke i hapur rrugë deklasifikimit të plotë të gjithë dokumentave e të ish sigurimit të shtetit. Diskutimi për deklasifikimin, apo hapja e dosjeve ka qenë i pranishëm gjatë këtyre viteve në tryeza të ndryshme. Kuvendi ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim, përfshirë të fundit në vitin 2015 për të drehtën e informimit për dokumentet e ish sigurimit.

Ne besojmë se këto janë përpjekje të pamjaftueshme. Për shumëkënd hapja e dosjeve ka qenë o një diskutim i parakohshëm,  që mund të shtynte shqiptarët drejt hakmarrjes. Ky skepticizëm ka rezultuar se nuk është i vërtetë. Askush nuk ka kërkuar hakmarrje. Një gjë ka ngelur, interesi për të ditur të vërtetën. Ka ngelur edhe psikoza e shantazhit. Shoqëria shqiptare e këtyre 30 viteve ka ngelur në gjurmët e koshiencës që ishte një situatë jo e mirë ajo se çfarë ka ndodhur përgjatë periudhës së sistemit komunist.

Në emër të grupit parlamentar të PD paraqesim këto amendamente që çdo qytetari t’i jepet e drejta për të njohur historinë e regjimit komunist”, deklaroi Alibeaj.

 



4 Comments

  1. Kur thuhet ”Mos perdoret” , ”Mos abuzohet a vidhet” gjithnje politikanet kuptojne te kunderten. E mor AliRama.

  2. Shoqatë që u ngrit pikërisht me fonde të këtyre biznesmenëve për të ndihmuar fëmijët autikë, por që në fakt, nëse shkon atje, duhet të paguash më shumë se kudo tjetër.

    Tjetër grua që të mbahet mend për sukses nga ajo kohë, nuk na vjen ndërmend.

    A po, kur po largohej filloi të promovohej edhe Armina, po ajo e shkreta u mjaftua veç me një dyqan brekësh!Behet per salih metaj o idiot funksional

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *