• |
ide | kryesore

Megan Thee Stallion dhe Miles Teller, prezantues në ‘SNL’

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi janë zbuluar prezantuesit e rinj të ‘SNL’. NBC njoftoi më 20 shtator se seozni do të nisë më 1 tetor me Miles Teller që do të bëjë debutimin e tij pritës. Teller do t’i bashkohet Kendrick Lamar, duke bërë paraqitjen e tij të tretë si i ftuar muzikor.

Episodi i mëpasshëm i SNL, i 8 tetorit, do të shfaqë gjithashtu një prezantues për herë të parë:  Brendan Gleeson. Aktori, i cili luan në filmin e ardhshëm The Banshees of Inisherin, do të shfaqet së bashku me të ftuarin muzikor Willow.

Ndërkohë, Megan Thee Stallion do të marrë pjesë më 15 tetor. Reperja ka performuar në emision si e ftuar muzikore  më parë, por tashmë do të paraqitet si prezantuese.

Në sezonin e ri do të ketë gjithashtu ndryshime në kast. Sipas Yahoo do të jenë 4 anëtarë të rinj: Marcello Hernandez, Molly Kearney, Michael Longfellow dhe Devon Walker. Ky lajm vjen pasi anëtarët e vjetër Kate McKinnon, Aidy Bryant, Pete Davidson dhe Kyle Mooney u larguan nga shfaqja në maj, dhe në fillim të këtij muaji, u zbulua se Alex Moffat, Melissa Villaseñor dhe Aristotle Athari nuk do të ktheheshin për sezonin 48.

Premiera e Saturday Night Live do të jetë më 1 tetor.

Përktheu: Lapsi.al

Marrë nga :Yahoo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *